Në prag të vizitës së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Tiranë, Report Tv ka zbardhur axhendën. Erdogan do të mbërrijë në Tiranë në datë 17 janar rreth orës 09:00, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’.
Burimet bëjnë me dije se Erdogan rreth orës 14:00 do të mbërrijë në Tiranë, ku do të ketë një konferencë për shtyp me kryeministrin Rama.
Fundi i axhendës së vizitës së Erdogan është mbajta e fjalës përshëndetëse në Kuvendi, në orën 17 00, teksa parashikohet që rreth orës 18:30 të niset për në Turqi.
Ashtu siç kishte premtuar presidenti turk Erdogan do të vijë në Shqipëri për të parë nga afër frytet e ndihmës së shtetit turk për rindërtimin. Erdogan do të inaugurojë 524 apartamente në Bashkinë e Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, që tashmë kanë përfunduar dhe janë gati të presin familjet në janar 2022.