Monday 25-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Burkina Faso, më shumë se 1.5 milionë të zhvendosur në vitin 2021 si pasojë e terrorizmit

admin
  • Krijuar : 17-01-22
  • / 4911 Lexime
Yaounde

Në Burkina Faso, më shumë se 1.5 milionë njerëz brenda vendit u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre në vitin 2021 për shkak të terrorizmit.

61,66 për qind e të zhvendosurve brenda vendit janë fëmijë, 22,34 për qind gra dhe 16 për qind janë burra.

Thuhet se 16 për qind e këtyre njerëzve ishin nga Saheli, 8 për qind nga rajoni Qendror-Verior dhe 6 për qind nga rajoni i veriut.

Grupet terroriste të lidhura me Al-Kaedën dhe DEASH-in në Malin fqinj që nga viti 2015 kanë kryer sulme të shpeshta në veri dhe lindje të Burkina Fasos.

Megjithëse Burkina Faso kryen operacione të përbashkëta ushtarake me fqinjin tjetër të saj Sahel, Nigerin, ajo nuk mund të dobësojë fuqinë e grupeve terroriste të vendosura në Mali.

Sipas të dhënave të OKB-së, 17.500 njerëz u detyruan të largoheshin nga vendi në vitin 2021 për arsye sigurie.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame