Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Myftiu Tërnava vizitë në BFI-në e Maqedonisë së Veriut.

admin
  • Krijuar : 19-01-22
  • / 3532 Lexime

Një delegacion i lartë nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës i kryesuar nga kryetari i BIK-ut, Myftiu Naim ef. Tërnava, kanë vizituar Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku në pritje të tyre ishte Reisu-l-ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai më bashkëpunëtorë.

Kryetari Shaqiri falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe bashkëpunimin shumë të mirë ë kanë dy bashkësitë fetare islame. Edhe Myftiu Tërnava falënderoi Reisul uleman hfz Shaqir ef. Fetai për mikpritjen, duke thënë se takimet e tilla do t'u shërbejnë dy bashkësive fetare dhe do të jenë të bereqetshme dhe konkrete në të mirë të besimtarëve tanë.
Dy delegacionet në përbërje të zgjeruar biseduam gjerë e gjatë për një bashkëpunim të mirëfilltë për një të ardhme më të mirë.

Në këtë takim të dy palët vendosën me sa vijon:
- Forcimi i bashkëpunimit të dy bashkësive në sfera të ndryshme të jetës fetaro islame;

- Vazhdimi i realizimit të projekteve në sferën e botimit të veprave të ndryshme, si dhe revista e përbashkët nga tri Bashkësitë fetare: Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe e Shqipërisë;

- Organizimi i paneleve, simpoziumeve, konferencave të ndryshme si dhe gara të Kuranit Famëlartë dhe organizime të ndryshme;

- Projekte të bashkëpunimit në mes të Shkollave të Mesme islame - Medreseve dhe Fakulteteve të shkencave- studimeve islame;

- Vizita të ndërsjella të imamëve në territoret e Bashkësive islame me ligjërues të njohur; - përgatitja e emisioneve dhe projekteve për mjetet e informimit;

- Këmbimi i përvojave të ndërsjella rreth organizimit të Haxhit dhe projektit të kurbanëve;

- Kultivimi edhe më i shëndoshë i doktrinës burimore islame me qëllim të evitimit të synimeve eventuale të radikalizmave të llojeve të ndryshme;

- Përpjekje maksimale të shpjegimit islam konform rrjedhave të kohës me qëllim të një prezantimit të shëndoshë dhe të pastër të Islamit në trevat tona.

- Vizita të ndërsjella të objekteve fetare të njohura dhe atraktive në të dy vendet, bashkësive;

- si dhe shumë ide tjera që i nxjerr koha, situata dhe rrjedhat e zhvillimeve fetare dhe kombëtare;

- Të formohen ekipe profesionale për realizimin gradual të synimeve të parapara nga dy Bashkësitë islame.

- Në të ardhmen të organizohen takime tripalëshe bashkësive islame të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në fund dy palët përshëndetën takimin dhe vizitën duke konstatuar se bashkëpunimi është vlera më e lartë e besimtarëve të trojeve tona dhe në këtë mënyrë do jemi në krye të detyrës për të bartë amanetin e shpjegimit të Islamit për të qenë në shërbim të Zotit, kombit, vatanit dhe gjinisë njerëzore në përgjithësi.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame