Monday 25-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Fara e zezë, një ilaç profetik

admin
  • Krijuar : 23-01-22
  • / 3014 Lexime

Studimet mbi aspektet kuruese të farës së zezë (Nigella Sativa) kanë pasur një rritje eksponenciale gjatë vitesh. Nëse bëni vetëm një kërkim të thjeshtë në internet mbi farën e zezë, do të shikoni një numër të madh publikimesh shkencore dhe të tjera që janë në proces vit pas viti dhe që trajtojnë aspekte të veçanta shëndetësore të saj, si: diabeti, kanceri, astma, obeziteti, etj.

Roli përforcues i sistemit imunitar

Studimet e kryera dekada më parë kanë sugjeruar se përdorimi i farës së zezë në mënyrë të rregullt nxit dhe përforcon imunitetin e njeriut, sidomos në pacientët me dobësim të imunitetit. Në vitet ‘80 dhe ‘90, disa studime me grupe vullnetarësh treguan se fara e zezë vepron si fuqizues natyral i sistemit imunitar. Përdorimi i saj për këtë qëllim është kthyer madje në patentë. Rezultati i tyre ishte se fara e zezë mund të përdoret me sukses në trajtimin e kancerit, SIDA-s dhe sëmundjeve të tjera me ulje të imunitetit.
Në vitin 2010, profesor Xuan dhe kolegë të tij të Universitetit Tubingen në Gjermani, bënë një studim mbi timoquinonin (një përbërës i farës së zezë), për të testuar efektin e tij mbi qelizat dentritike, të cilat kanë rol të rëndësishëm në përshtatjen imunitare. Duke përdorur si model qelizat dentritike të palcës së kockave të minjve, u vu re se tymoquinoni merr pjesë në maturimin, çlirimin e citokinave dhe rritjen e mbijetesës së qelizave dentritike.
Fara e zezë ka gjithashtu efekte radioprotektive. Një studim nga Assayed në vitin 2010 me minjtë, synonte të zbulonte fuqinë radioprotektive të farës së zezë pas ekspozimit në rrezatim jonizues. Minjtë e rrezatuar me rreze gama u ushqyen me vajin e farës së zezë për disa javë dhe u hetua se efektet e rrezatimit tek ata ishin fare minimale. Eksperimenti tregoi se kjo bimë mund të përdoret si mbrojtëse nga efektet anësore të rrezatimit në raste tragjedish, si shpërthimi i stacionit bërthamor pas tërmetit të Japonisë në mars të vitit 2011.

Ul nivelin e sheqerit në gjak te diabetikët

Një studim i kryer në Japoni nga Fararh dhe kolegët e tij mbi efektin hipoglicemik të farës së zezë te kaviet diabetike, tregoi se trajtimi me vajin e kësaj bime ka një rol rregullator në nivelin e glukozës në gjak. Në këtë studim vaji i farës së zezë e uli nivelin e sheqerit në gjak nga 391+/-3.0 në 179+/-3.1 mg/dl pas 4 javësh trajtimi. Edhe glukoza e formuar rishtazi nga pararendësit e glukoneogjenezës si alanina, gliceroli dhe laktatet, gjithashtu u ulën në kaviet e mjekuara. Ky trajtim pati edhe efekte shumë të mira mbi forcimin e imunitetit të kavieve duke e bërë vajin e farës se zezë një nga patentat më të vlefshme në SHBA dhe në botë.

Efektet mbi inflamacionin

Vaji i farës së zezë ka efekte anti-inflamatore dhe mund të përdoret në lehtësimin e simptomave të artritit. Timoquinone, një përbërës aktiv i farës së zezë, ka treguar fuqi të konsiderueshme anti-inflamatore. Kërkimet mbi timoquinone gjithashtu treguan se ai rrit përgjigjen imunitare të limfociteve T dhe qelizave natural killer.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame