Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

“Lëvizja Gulen” si një “Kalë Troje” i Erdogan për Shqipërinë dhe ish-Otomaninë

admin
  • Krijuar : 23-01-22
  • / 4128 Lexime

Opinion nga: Ilir Ismaili

Pa u larguar nga tema, Erdogan mori nënshkrimin e shtatë marrveshjeve me qeverinë shqiptare, më saktë penetroi në shtatë digastere të rëndësishme të shtetit shqipëtar. Nga ana tjetër Turqia në Shqipëri ka shumë bisnese si Bkt, Kurum, Albtelecom etj., madje siç flitet, do të ndërtojë komplesin gjigand tek selia e Pd dhe ngjitur ish ndërtesa e Bkt. Shumë shoqata kulturore si Tika me rreth 500 projekte ne Shqipëri, Yunus Emre, Alsar etj. (Të gjitha furnizohen me para që vijnë nga Turqia). Fondacione arsimore si Fondacioni Arsimor Maarif, me të gjitha ciklet mësimore, nga kopështi në klasën e 12. Njëkohësisht për të mos humbur kohë bëri dhe blerjen e Universitetit të New York-ut dhe Shkollës së Mesme. Fondacionin Instambul gjithashtu vepron me medresetë në Shkodër dhe në Durrës.

Vijmë tek Komunitetin Musliman i Shqipërisë, të cilin nuk e ka lënë kur të arrijë ndonjë marrëveshje me qeverinë shqiptare, por një sërë imamësh dhe myftinjsh të cilët i bien daulleve të Erdoganit i mban me të ardhura financiare duke filluar që nga Shkodra e deri në Dibër. Pa përmendur këtu pastaj një duzinë portalesh e analistësh të cilët paguhen nga Turqia për makiazhin e Erdogan në Shqipëri. Ndërkohë, Erdogan e zhvendos të gjithë fokusin tek lëvizja Gylen, apo FETO siç e ka titulluar ai për ta misterizuar apo edhe për ta përkufizuar si terroriste.

T’i kthemi temës duke shtruar një pyetje, si ka mundësi të qahet e të frikësohet Erdogan nga një grup mësuesish, që 25 vjet në Shqipëri ne i kemi dëgjuar veçse për arsim?! Si ka mundësi që asnjë shtet në botë nuk i ka pranuar ata si terroristë, ndërsa Erdogan e kërkon me tërë këmbënguljen këtë duke vendosur në kandar edhe marrëdheniet midis dy vendeve?! Epo kjo ka vetëm një shpjegim. Kështu i intereson politikës Neotomaniste të Erdogan në Shqipëri dhe në Ballkan. Erdogan shpërqëndron me fokusin tek “kali i trojes”- “gylenistat”, ndërkohë i formon terrenin njerëzve të tij të grupimit “ihwana muslimin” për të risjellë ideologjinë e tij në jetë. Pra më tepër se sa i intereson dorëzimi i gylenistave, atij i intereson një territor komod dhe i hapur me të gjithë shpurën e aktiviteteve të cilat ai i zhvillon në Shqipëri dhe Ballkan. Sepse në këtë mënyrë ndërhyn drejtpërdrejt në ndikimin politik apo të qenurit faktor “de fakto” politikisht në Shqipëri me votues real. Atëhërë sigurisht pa i puthur dorën Sulltanit askush nuk mund të bëjë qeverinë, nuk mund të drejtojë apo të jetë autonom në vendin e tij. Besoj që këtu ju vjen ndërmend kërcënimi që Erdogan i bëri ish kryeministrit Haradinaj, ku i thoshte “nëse nuk plotëson kërkesën time për deportim populli vëlla kosovar do të vihet kundra teje”. Apo lëvizje po kaq të rrezikshme që, në Maqedoninë e Veriut i rakordon me anë të partive politike të themeluara dhe sponsurizuara direkt nga Turqia.

Për ta përmbledhur opinionin, populli ynë do ta sh

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame