Saturday 07-03-2026
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Një dëshmi e rrallë e bashkëjetesës shpirtërore dhe intelektuale shqiptare

admin
  • Krijuar : 30-12-25
  • / 7361 Lexime

Më 30 dhjetor 1940 u nda nga jeta At Gjergj Fishta, poeti kombëtar që me Lahutën e Malcisë skaliti në vargje shpirtin, historinë dhe vetëdijen e shqiptarëve. Ceremonia mortore e tij, e zhvilluar me nderime të mëdha më 31 dhjetor në Shkodër, u shndërrua në një ngjarje që tejkaloi kufijtë fetarë, duke bashkuar personalitete të shquara nga e gjithë Shqipëria.

Ndër figurat më të spikatura që morën pjesë ishte edhe dijetari mysliman Hafiz Ali Kraja, i cili mbajti një fjalim të paharrueshëm për mikun e tij të çmuar, At Gjergj Fishta. Ky fjalim, i konsideruar ndër më të bukurit e mbajtur ndonjëherë në rrethana të tilla, përfaqëson një moment të lartë fisnikërie shpirtërore dhe kulture, ku një hoxhë i madh nderon me fjalë të përzgjedhura një prift dhe poet të madh të kombit.

Fjalët e Hafiz Ali Krajës e vendosin Fishtën në panteonin e letërsisë botërore, duke e krahasuar Lahutën e Malcisë me kryevepra si Iliada dhe Shahnameja, dhe duke theksuar se përmes saj bota e qytetëruar njohu më thellë psikikën dhe virtytet e popullit shqiptar. Ky akt nuk është vetëm një homazh ndaj një figure madhore letrare, por edhe një dëshmi e gjallë e bashkëjetesës së vërtetë fetare dhe respektit të ndërsjellë që ka karakterizuar historikisht shoqërinë shqiptare.

Në këtë përvjetor, kujtimi i At Gjergj Fishtës dhe fjala e Hafiz Ali Krajës mbeten një thirrje e fuqishme për unitet, dialog dhe fisnikëri shpirtërore – vlera që sot, më shumë se kurrë, kanë nevojë të rikujtohen dhe të jetohen.

Në vijim, fjalimi i plotë i mbajtur nga Hafiz Ali Kraja:

"Poet kombëtar, Patër Gjergj!

Kur nji orator, tue dasht me fole mbi veprat tueja, rrin shtang, hutohet, pse janë shumë, janë të mëdhaja edhe të madhnueshme, aq sa asht e vështirë me caktue se për të cilën duhet të flitet...

Shkrimtarët e ardhshëm të historisë shqiptare jetën politike tanden do ta gjykojnë në bazë të "Lahutës së Malcisë", kryevepra jote monumentale.

Të jesh i bindun, o Poet i Madh se shqyptari me "Lahutën e Malcise" ka për të qenë gjithmone kryenaltë siç janë helenet

me lliadën e persjanët me Shahnamen, mbasi ti, me atë vepër të nalt i ke njoftue botës se qytetnueme psikikën e

karakteristikat ma të ndieshmet e popullit shqiptar...

Me ty, Patër Gjergj, kombi shqyptar mburret, naltësohet

edhe madhënohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt

populli shqiptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot ndër faqe të përcjell me mallënjim e dhimbje në jetën e pasosme". / bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2025 All rights reserved - Bota Islame