Hurmat sjellin shumë përfitime shëndetësore. Ato ndihmojnë për të reduktuar aneminë, hipertensionin, kolesterolin e lartë, diarrenë etj..
Sheqeri natyral që posedon hurma, është alternativë e mirë kundër konsumit të sheqerit të zakonshëm. Ky frut është shumë efektiv në trajtimin e anemisë, hipertensionit, kolesterolit dhe sëmundjeve tjera, madje edhe kancerit.
Personat anemik duhet të hanë sa më shumë të jetë e mundur sepse janë një burim i shkëlqyer i hekurit.
Rekomandohet gjatë pubertetit dhe tek gratë shtatzëna. Përveç kësaj, hurma ndikon në uljen e kolesterolit dhe forcon zemrën.
Ato ndalojnë edhe diarrenë pasi që janë të pasura me kalium.
Konsumi i rregullt i hurmave rregullon funksionin e zorrëve. Kjo ndihmon që ushqimi të tretet shpejtë dhe lehtë, ndërsa teprica të largohet nga trupi.