Akrilamidet, nje kancerogjen i mundshem prezent ne ushqimin tone
Bashkimi Europian zhvilloi nje studim 3-vjecar mbi elementet toksik te formuar nga nxehtesia e gatimit. Ne raportin e ketij studimi u deklarua se ekzistojne 800 elemente te tille nder ushqimet e zakonshme qe gatuajme, 52 prej te cileve me cilesi kancerogjene te mundshme. Nje prej tyre eshte “akrilamidi”, i cili eshte gjetur te kete efekt kancerogjen dhe neurodegradues.
Cfare zbuluan suedezet?
Ne vitin 2003, studjues suedez vleresuan nivelet e akrilamideve ne ushqime te zakonshme si ne produktet prej patateve, buke, drithra, biskota dhe kafe. Ata gjeten se individet kishin nje nivel mesatar prej 31mikrogram/kg te trupit, nivele qe Organizata per Mbrojtjen Ambjentale dhe OBSH i cilesojne te rrezikshme. Duke ju referuar sasise se vendosur si limit per ujin e pijshem, kjo shifer perkon me 500fishin mbi norme.
Patatinat dhe kanceri nuk kane qene kurre me te lidhura se kaq. Madje aq shume, sa shteti i Kalifornise denoncoi prodhuesit e patatinave per mos etiketimin e kesaj substance dhe rrezikshmerise qe ajo mbart.
Sipas nje studimi te 2008-es, patatinat ne treg permbajne nivele te akrilamideve, ne rastin me te mire 39 -dhe ne me te keqin- 900 here mbi normen e percaktuar.
Fatkeqesisht, patatinat e pjekura ne vend te atyre te skuqura, nuk jane me te mira perkundrazi, jane gjetur te permbajne 3 here me shume krahasuar me te parat.
Perse akrilamidet quhen “kancerogjene”
Ne studime laboratorike ne kafshe, akrilamidet jane lidhur me zhvillimin e tumoreve te ndryshme pas ekspozimit te tyre ne doza te perqendruara. Sipas kerkimeve ne njerez, keto substanca lidhen me kancerin e gjirit me receptor pozitiv ndaj estrogjenit, me kancerin e mitres pas menopauzes dhe ate te vezoreve.
Ato jane gjetur te kene lidhje gjithashtu edhe me demtime neurologjike. Ky fakt na ben te reflektojme mbi konsumin e tyre nga femijet e vegjel, te cilet kane nje system nervor me delikat dhe ne zhvillim e siper.
Ushqimet e pasura ne akrilamide
- Patatinat
- Biskotat e gatshme
- Drithrat e mengjesit (vecanerisht te tipit “corn flakes” dhe “all-bran”, por kompani te ndryshme kane nivele te ndryshme)
- Buket e thekure, e pjekura te tipit “bake rolls”, krakera, friganja. Buka e thekres me krunde duket te formoje me pak akrilamide gjate thekjes krahasuar me buken e bardhe te zakonshme.
- Bajamet & kikiriket e pjekur, gjalpi qe perftohet nga kikirike te pjekur
- Geshtenjat e pjekura
- Kafja & kakao, ne sasi pak me te vogel permbajne akrilamide pasi kokkrat e kafes dhe kakaos piqen perpara se te bluhen
Si t’ja bejme?
- Evitoni patatinat, sidomos per femijet e vegjel te cilet krijojne varesi prej tyre dhe mund te konsumojne vazhdimisht sasi te medha
- Skuqini patatet ne shtepi, me vaj ulliri ne temperature mesatare, me kapak te mbyllur, pasi ti keni lene ne uje per rreth 15minuta
- Preferojini patatet te ziera. Kur ato zihen me lekure nuk zhvillojne pothuaj fare akrilamide.
- Mos i lini patatatet e skuqura apo te pjekura te marrin ngjyre kaf