Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Abdesti nga pikëpamja shkencore: larja e gojës

admin
  • Krijuar : 21-02-22
  • / 4442 Lexime

Pejgamberi a.s., ka thënë: "Kur të merrni abdes shpëlajeni gojën me ujë duke e rrotulluar atë (ujin) brenda në gojë." [1]

Figurat 10 dhe11 tregojnë dallimet në mes të gjuhëve të treguara në aspektin e ngjyrës, formës, madhësisë dhe lëvizjes. Ngjyra e kuqe tregon se organizmi është gjithnjë funksional (hiperfun - kcionalnost) , ngjyra e bardhë tregon rritjen e pranisë së substancave të dëmshme dhe zvogëlimin e vëllimit të funksioneve në trup (hipo - funksionaliteti), ndërsa ngjyra e zezë është shenjë e çrregullimit të gjakut.
Pra, mjekësia kineze na ofron një tjetër prizëm përmes së cilës mund të shihet kuptimi i ajetit të mësipërm kur'anor, e kjo është se fjala ve-htilafu elsinetikum ("llojllojshmëria e gjuhëve" ose "dallimi i gjuhëve") nuk kuptohet vetëm si ekzistenca e dallimeve në mes të gjuhëve (të folurit), siç është sqaruar në Tefsirin e Kurtubiut, por edhe si ekzistenca e dallimeve në mes të gjuhëve (si organ) tek individët e ndryshëm ose në situata të ndryshme.

Allahu i Madhërishëm gjuhës që shqipton shehadetin dhe lexon Kur'anin i ka dhuruar muskuj të fortë, çka është rezultat i një mënyre të veçantë të ushtrimit dhe gjimnastikës së gjuhës dhe nofullës, e cila vjen si rezultat i leximit të saktë të Kur’anit.
Gjuha e Kur’anit është arabishtja, ajo është bazë e të gjitha gjuhëve, ndryshon nga gjuhët tjera nga disa shkronja që kanë vend të veçantë, performancë dhe rëndësi, të tilla si shkronjat s, d, t, q, h.
A nuk është e çuditshme se shfaqja e disa shkronjave arabe në gjuhë (organ) përkojnë me vendet të cilat në shkencën e akupunkturës janë të njohura si pika në gjuhë, që korrespondojnë me organe të veçanta! Kështu vendi i artikulimit të shkronjës ? (d), e cila është shkronja më e fortë e theksuar (emfatike) në gjuhën arabe i përgjigjet pikës e cila reflekton mëlçinë si një organ shumë i rëndësishëm dhe vital në trupin e njeriut.
Omer ibn el-Hatab r.a., ka thënë: "Mësoni gjuhën arabe dhe mësojuni të tjerëve sepse me të vërtetë ajo forcon zemrën dhe rrit bujarinë tuaj."
Umer ibn el - Hatab r.a., ka thënë gjithashtu: "Mësoni gjuhën arabe dhe mësojuni të tjerëve, sepse ajo është gjuha e Kur'anit dhe gjuha e xhenetlinjëve" (Kenz el- 'um mal, t.3.)
Përveç kësaj, dëgjimi i Kur'anit me texhvid ndikon në stabilizimin e përgjithshëm të energjisë në trup dhe i jep një ndjenjë qetësie. Hulumtimet kanë treguar se Kur’ani ka një efekt qetësues në 97% të njerëzve. Kjo vjen si rezultat i vëzhgimit të ndryshimeve fiziologjike të cilat dërgojnë në rënien e shkallës së tensionit të sistemit nervor. ( Mexhelle el- i'xhaz el- 'ifmi, nr 8.)
Gjithashtu, bazuar në matjen e rrymës elektrike në muskuj është konstatuar se tensioni elektrik në muskuj është shumë më e ulët pas dëgjimit të Kur'anit, si rezultat i ndikimit pozitiv që ka dëgjimi i Kur'anit. (Ahmed el-Kadi, Neshre et-tibb el-islami.)

[ 1 ] Shënon Ebu Davudi .
[ 2 ] Albani e vlerëson se ky hadith është i besueshëm. Shih : Sahih el- xhxami', hadithi nr .5317
[ 3 ] Shënon, Nesaiu, 1/10i Ibn Huzejme, 1/70.
[ 4 ] Shih: Abdullah es-Se‘i

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame