Deklaratë e përbashkët e prijësve fetarë për ndryshimin e projektligjit për Kodin Civil
admin
Krijuar : 23-02-22
/
3307
Lexime
Bashkësia Islame e Kosovës, Dioqeza Prizren-Prishtinë (Kisha Katolike), Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës, kanë nënshkruar deklaratë të përbashkët kundër nismës së institucioneve të vendit për ndryshimin e projektligjit për Kodin Civil. Kjo deklaratë është nënshkruar nga prijësit më të lartë të këtyre bashkësive fetare:
Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Kosovës;
Femi Cakolli, Pastor i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës;
Votim Demiri, kryetar i Bashkësisë Hebraike të Kosovës.
Në vazhdim e gjeni tekstin integral të deklaratës:
Bashkësitë fetare tё Kosovës, pas nismës për ndryshimin e kodit civil të Kosovës, pasi kanë shqyrtuar projektligjin në fjalë, pas konsultimeve dhe takimit të sotëm të prijësve tanë, duke u bazuar në mësimet dhe predikimet e besimeve tona si dhe në kodin e vlerat e popullit tonë, jemi dakorduar të shprehim qëndrimin dhe kundërshtimin tonë me kёtё:
DEKLARATË
Bashkësia Islame e Kosovës, Dioqeza Prizren-Prishtinë (Kisha Katolike), Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës shprehim shqetësimin tonë lidhur me projektligjin pёr ndryshimin e Kodit Civil, pjesa e familjes, ku po rezultohet qё tё dobësohet përkufizimi dhe funksionimi i martesës në Kosovë, prandaj:
1. Bashkësitë tona fetare mbesin tё bashkuara pёr sa i takon mbrojtjes dhe promovimit tё përditshëm tё vlerave tё familjes, vlerave dhe qëndrimeve pro-jetёs, mbrojtjes sё vlerave tradicionale tё bashkёshortёsisё, mbrojtjen e sё drejtёs sё jetёs sё fetusit prej ngjizjes e derisa ai lind, tё drejtёn e natyrshme gjinore si paracaktim pёr secilin qytetar.
2. Ta prekёsh ripёrkufizimin e martesёs dhe tё pjesëmarrësve nё tё, pra tё burrit i lindur mashkull dhe tё gruas e lindur femёr, mendojmë se po cenohet drejtpërdrejt Fjala e vullneti i Zotit si dhe zbulesa e Tij e shenjtё pёr gjithё familjen njerëzore e cila ka nisur prej njё burri e njё gruaje me bekimin dhe urdhёrin e shumëzimit tё përjetshëm.
3. Tё lёsh hapёsirё ripёrkufizimi nё çfarёdo niveli e forme pёr martesёn, nё fakt, dikush po prek nё njёrin nga fundamentet e pёrgjithshme tё shoqёrisё sonё, e cila ka pёr trashёgimi gjatё mijёra vjetёve vlerёn tradicionale, dhe e cila siguron funksionimin normal tё shoqёrisё pavarёsisht bindjeve tё ndryshme.
4. Bashkёsitё fetare tё Kosovës mbesin tё bashkuara dhe me njё zё tё vetёm para ligjvёnёsve tё Kuvendit tё Kosovёs, para qeverisё dhe institucioneve tё tjera, qё tё heqin dorё prej çdo ndryshimi, prej çdo ripёrkufizimi, prej çdo riinterpretimi tё neneve pёr familjen, martesën dhe statusin e bashkëshortëve nё vendin tonë.
5. Me bashkimin apo bashkëjetesën e dy personave me gjini tё njёjtё nuk mund tё pajtohemi kurrsesi qё ta quajmë as martesë e as kurorëzim, dhe jemi kundër orientimit që këta individë qё lidhin bashkëjetesë tё adaptojnё fёmijё.
6. Shoqёria kosovare ka rrёnjё tё thella tё vlerave dhe tё pёrcaktimeve konservatore, dhe si bashkёsi fetare deklarojmё, se ndjehemi tё lumtur me kёtё realitet, dhe angazhimi ynё ёshtё qё t’ua pasojmё brezave kёtё visar mbi familjen e martesёn.
Ne mbesim me lutjet tona duke kёrkuar urtёsinё dhe dobinё e tё gjithёve nё Kosovё dhe jo vetёm selektimin dhe fragmentimin e dobive dhe lirive pёr individё a grupe qё shohin vetёm vetёt e tyre e jo interesin e pёrgjithshёm, sikur që lutemi edhe japim përpjekje maksimale që ta ruajmё vendin tonё nga çdo mosdurim!
Falënderojmë Zotin dhe prej Tij presim qё tё na ruajё e të na udhëzoj tё gjithёve!