Të enjten më 10.03.2022, pritëm në selinë e Rijasetit të BFI Ambasadoren e Shteteve tê Bashkuara të Amerikës në Shkup, Ekselencën e saj znj. Kate M. Byrnes.
Më pas, shprehëm shqetsimet tona të thella për popullin e pafajshëm të Ukrainës me rastin e agresionit të paarsyeshëm rus, agresion ky që rrezikon paqën në botë.
Bashkësia fetare islame gjithmonë përçon zërin e paqës në mes popujve dhe se paqja është e pazëvendësueshme. Mbetëm me shpresë se SHBA me aleatët e saj do të gjejë rrugën e vërtetë për përfundimin sa me të shpejt të këtij agresioni të rrezikshëm dhe tragjik.
Në këtë takim më shoqëruan Sekretari Gjeneral i BFI H. Irsal ef. Jakupi, Drejtori i sektorit për punë të jashtme Mr. Mustafa ef. Dauti dhe Shefi i Kabinetit Dr. Abdilkerim Iseni.