Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Zhvillimi i institucioneve edukative-arsimore islame në Kosovë pas luftës së dytë botërore

admin
  • Krijuar : 17-03-22
  • / 3306 Lexime

Sikurse dihet, historia e zhvillimit të shkollave dhe të arsimit islam në trojet tona, është e hershme dhe fillon që nga shekulli XV e këndej, gjë që ndërlidhet edhe me historinë e ngritjes së xhamive të para, kurse më vonë edhe me hapjen e shkollave fillore - mejtepeve, shkollave të larta – medreseve etj.
Medreseja më e vjetër, e ngritur në trojet tona është ajo e Is’hak Beut në Shkup, e hapur para vitit 1411, ndërsa medreseja më e vjetër në Kosovë është ajo e themeluar në Vushtrri, brenda viteve 1444-1455 nga Gazi Ali Beu. Pas kësaj, para vitit 1516, në Pejë themelohet medreseja nga Mehmet Beu, pastaj në Prizren, më 1537, themelohet medreseja e Gazi Mehmet Pashës, më pas, më 1566, nga Besharet Begu, në Prishtinë themelohet medreseja e Besharet Begut etj. Pas këtyre, medrese u hapën edhe në qytete të tjera, ashtu që në shek. XVIII, sipas të dhënave që na ofron udhëpërshkruesi i njohur, Evlija Çelebiu, në trojet shqiptare, numri i medreseve ishte shtuar aq sa kishte qytete me më shumë se një medrese.
Në shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, në Kosovë ekzistonin 16 medrese: katër në Prizren, dy në Prishtinë, dy në Gjakovë, dy në Pejë, dy në Vushtrri, një Mitrovicë, një në Gjilan, një në Opojë dhe një në Dobërçan. Në këto medrese mësimet i vijonin një numër i madh i nxënësve nga treva të ndryshme, madje edhe jashtë Kosovës, siç ishte medreseja “Mehmet Pasha” në Prizren, “Medreseja e Madhe” në Gjakovë (e ndërtuar në vitin 1707) etj.(1)
Për shqiptarët, një rol të ri dhe me peshë, medresetë marrin pas vitit 1912, kur Kosova okupohet nga Serbia, e më vonë edhe integrohet dhunshëm në atë që njihet si Mbretëria Serbe-Kroate-Sllovene dhe më pas në Mbretërinë Jugosllave.
Në këtë periudhë, medresetë në Kosovë udhëhiqeshin e drejtoheshin nga prijës të shquar atdhetarë, të cilët i kishin shndërruar medresetë në vatra e çerdhe të kauzës kombëtare. Një aktivitet i tillë, sigurisht se nuk i shkonte përshtati pushtetit të kohës, i cili na vazhdimësi ndërmerrte masa nga më të ndryshmet ndaj medreseve, drejtuesve të tyre dhe strukturave të Komunitetit Mysliman.
Qëndrimi ndaj medreseve i autoriteteve të Jugosllavisë borgjeze më së miri shihet nga shkresa e ministrit të fesë, dërguar Këshillit Kryesor të Ministrisë së Arsimit në Beograd, e datës 7 shtator 1923, ku pos të tjerash thuhet: “Në Kosovë, çështja e arsimit fetar të myslimanëve është shumë e
komplikuar... Në këto vise ka afro 50 myftinj dhe 600 imamë, prej të cilëve asnjëri nuk e njeh si duhet gjuhën serbe, të gjithë janë të edukuar në frymën armiqësore ndaj shtetit tonë.”(2)
Më tutje, në këtë shkresë thuhet: “Në to (medrese - R.SH.) nuk mësohet asgjë tjetër, pos si të urrehen sa më tepër ata që nuk janë myslimanë. Për ta evituar rrezikun që mund të rrjedh prej tyre, duhet që sa më parë medresetë të futen nën kontrollin e plotë të shtetit, në të vërtetë, së pari të mbyllen, e më vonë në vend të tyre të hapet një medrese.”(3)
Në medresetë tonë janë shkruar, kopjuar, komentuar e krijuar vepra të shumta, fushash e disiplina të ndryshme fetare, shkencore e letrare, përfshirë edhe letërsinë alamiado shqipe, e cila ka dhënë shumë efekte pozitive në zhvillimin kulturor të masave popullore shqiptare edhe jashtë objekteve të medresesë. Në këto institucione arsimore zuri fill dhe u intensifikua përpjekja për futjen e gjuhës shqipe në shërbime të fesë islame në xhami dhe jashtë saj, përkatësisht për thellimin e punës në drejtim të shqiptarizimit sa më të plotë të xhamisë dhe të institucioneve të tjera islame. Shumë nga myderrizët dhe nxënësit e medreseve kanë marrë pjesë dhe kanë luajtur rol konstruktiv në të gjitha lëvizjet politike shqiptare, si në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, në Lidhjen e Pejës “Besa – Besë”, kryengritjet e ndryshme etj.(4)
Mirëpo, para tetë dekadash, saktësisht në vitin 1948, nga sistemi që po instalohej në Kosovë, me një vendim të paarsyeshëm dhe arbitrar, u mbyllën të gjitha medresetë që vepronin deri atëkohë, pavarësisht traditës dhe kontributit të tyre shekullor. Sigurisht se kjo ishte një goditje për Bashkësinë Islame dhe për myslimanët në Kosovë, si dhe një shenjë që tregonte qartazi për pozitën e tyre juridiko-fetare në kuadër të atij sistemi.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Kosova edhe njëherë padrejtësisht ndahet nga ama e saj - Shqipëria dhe futet dhunshëm nën administrimin e sajesës artificiale të quajtur Jugosllavi.
Në këto rrethana, në viset shqiptare dhe sidomos në ato që u aneksuan nga Jugosllavia, u bënë ndryshime të mëdha shoqërore dhe politike, të cilat ushtruan ndikim edhe në veprimtarinë e bashkësive fetare. Në kuadër të riorganizimit, pas miratimit të Kushtetutës së vitit 1947, të Bashkësisë Fetare Islame për RPFJ, me të cilën rregullohej funksionimi i BI, Bashkësia Fetare Islame në Kosovë, bëhet pjesë përbërëse - njësi e BFI-së në Jugosllavi, ndërsa BI e Kosovës

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame