Saturday 07-03-2026
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kryebashkiaku i New York-ut betohet mbi Kur’anin Famëlartë

admin
  • Krijuar : 01-01-26
  • / 4879 Lexime

New York, 1 janar 2026 – Kryebashkiaku i ri i New York City, Zohran Mamadani, u betua zyrtarisht në mesnatë mbi Kur’anin Famëlartë, duke shënuar një moment historik për qytetin dhe për komunitetin mysliman në Shtetet e Bashkuara.

SipasAssociated Press, kjo është hera e parë që një kryebashkiak i New York-ut përdor Librin e Shenjtë të Islamit për ceremoninë e betimit. Mamdani, 34 vjeç, e mori detyrën në një stacion metroje të mbyllur prej dekadash nën ndërtesën e City Hall, në një ceremoni simbolike që theksoi karakterin historik të këtij momenti.

Me këtë betim, Zohran Mamdani bëhet kryebashkiaku i parë mysliman, i pari me prejardhje nga Azia Jugore dhe i pari i lindur në Afrikë që udhëheq qytetin më të populluar të SHBA-së. Zgjedhja e Kur’anit për ceremoninë, sipas studiuesve dhe familjarëve të tij, pasqyron trashëgiminë e komunitetit mysliman në New York dhe rolin e tij të konsoliduar në jetën shoqërore dhe institucionale të qytetit.

Tradicionalisht, shumica e kryebashkiakëve të mëparshëm janë betuar mbi Bibël. Megjithatë, ligji amerikan nuk e detyron përdorimin e asnjë libri fetar, duke garantuar lirinë e plotë të ndërgjegjes dhe të besimit. Në këtë kuadër, betimi mbi Kur’an përfaqëson një ushtrim legjitim të së drejtës fetare dhe qytetare.

Gjatë fushatës së tij elektorale, Mamdani u fokusua kryesisht në çështjet e përballueshmërisë ekonomike dhe drejtësisë sociale, por njëkohësisht nuk e fshehu identitetin e tij mysliman. Ai u angazhua aktivisht me komunitetet lokale, përfshirë pjesëmarrjen e rregullt në xhami në të pesë distriktet e qytetit, duke fituar mbështetjen e gjerë të qytetarëve, përfshirë shumë votues myslimanë dhe emigrantë që votuan për herë të parë.

Betimi mbi Kur’an i kryebashkiakut të ri të New York-ut shihet si një dëshmi e qartë e pranisë dhe integrimit të myslimanëve në jetën publike perëndimore, si dhe e mundësisë për të ruajtur identitetin fetar duke shërbyer në institucionet demokratike. / bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2025 All rights reserved - Bota Islame