Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit të Përgjithshëm të KMSH për vitin 2022

admin
  • Krijuar : 23-03-22
  • / 1636 Lexime

Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, zhvilloi të Shtunën, në ambientet e Medresesë së Tiranës, mbledhjen e parë për vitin 2022.

Pas fjalës së kryetarit, kancelari, z. Ylli Cikalleshi, bëri një përmbledhje përpara anëtarëve të këshillit, të të gjitha vendimeve të marra që nga mbledhja e fundit e KP-së (4 dhjetor 2021), përshkroi gjithashtu edhe aktivitetet publike të kryetarit dhe kryesisë deri në ditën e sotme.

Pas tij, fjalën e mori kryetari i Këshillit të Përgjithshëm, z. Islam Hoxha, i cili prezantoi për të pranishmit raportin e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm mbi ecurinë e Myftinisë së Lezhës dhe asaj të Krujës, raport nga i cili evidentohet ecuria e aktivitetit fetar, administrativ dhe ekonomik i tyre.

Praktikë që po ndiqet në të gjitha myftinitë e vendit.Më tej ishte radha e drejtorit të drejtorisë së Financës dhe Vakf-Investimeve, z. Edison Hoti, të ndante me të pranishmit zhvillimet më të fundit përsa i përket vakëfeve në rang vendi.

Ndërsa Drejtori i Kulturës në KMSh, z. Dorian Demetja, ndau me të pranishmit botimet aktuale dhe ecurinë e punëve pranë kësaj drejtorie në kuadër të zgjerimit të mëtejshëm të litëraturës Islame në gjuhën shqipe.

Në fund të kësaj mbledhjeje, Nënkryetari i KMSh-së, z. Taulant Bica, theksoi rëndësinë që ka angazhimi i të gjithë myftinive në intensifikimin e aktiviteteve dhe në përgjithësi të jetës fetare veçanërisht gjatë muajit të Ramazanit.

Në fund, kancelari, z. Cikalleshi, hodhi në votim raportin e kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, raportin dhe vendimet e kryesisë së KMSH-së, akt-kontrollin për periudhën Dhjetor 2021 – Mars 2022.

Vendime të cilat u votuan unanimisht nga më shumë së 2/3-tat e anëtarëve të pranishëm të këshillit./kmsh.al

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame