Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Disa studimet shkencore vërtetojnë se cilat sëmundje mund ti shërojmë me dëgjimin e Kuranit

admin
  • Krijuar : 27-03-22
  • / 3134 Lexime

Shumë studime shkencore kanë vërtetuar dobi të mëdha që njeriu mund t’i fitojë me dëgjimin e rregullt të Kuranit, posaçërisht nëse bëhet me përulësi, meditim dhe përkushtim të zemrës.

Lexues i nderuar!
Falënderimet i takojnë Allahut i cili na ka urdhëruar të lexojmë Kuranin dhe ta dëgjojmë me kujdes, sepse është shkaktar i mëshirës së Allahut dhe shërim për shumë sëmundje, siç thotë edhe Allahu në Kuran: “Kur të lexohet Kurani, dëgjoni dhe heshtni, në mënyrë që të mëshiroheni.” (A’raf, 204).
Shkencëtarët kanë zbuluar se tek truri ndikojnë tingujt që i dëgjon gjatë gjumit. Truri i njeriut është i aftë që gjatë gjumit të dallojë dhe analizojë tingujt. Secili prej nesh mund të shfrytëzoj gjumin në mënyrën më të mirë duke dëgjuar leximin e Kuranit.
Kjo është një strategji e cila na mundëson që më mirë të mbajmë mend ajetet kuranore, ndërsa përveç kësaj të shërojmë zemrat dhe trupin tonë. Është për t’u mahnitur fakti që Allahu i Madhërishëm në Kuran ka potencuar rëndësinë e gjumit, duke e quajtur një nga shenjat e Tij: “Të tjera shenja të Tij janë gjumi juaj natën e ditën dhe kërkesa juaj nga dhuntitë e Tij. Vërtetë, në këtë ka shenja për njerëzit që dëgjojnë. (Rrum, 23).

Autor: dr. Abduldaem El-Kaheel
Përshtati: Arsim Dauti/islamgjakova

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame