Agjërimi nëpërmes efekteve të dobishme të magneziumit, parapengon formimin e ateromeve dhe tret pllakat ateromatike, të cilat janë përgjegjëse për sulme në zemër dhe në tru. Për këtë agjërimi merr pjesë aktive në revitalizimin e trupit
RAMAZANI OFRON SHPIRT TË SHËNDOSHË DHE TRUP TË SHËNDETSHËM
Gjatë agjërimit shpenzohen dhjamërat dhe lëndët e tepërta të depozituara në trup, e më pas këto zëvendësohen me të reja. Kështu ndodh një ripërtëritje në trup. Agjërimi, shërim për shumë sëmundje – këtë e kanë vërtetuar mjekët me renome botërore si: Dr. Noman, Dr. Pauchet etj. Pas studimit të gjatë, Dr. Noman ka vërtetuar se agjërimi gjatë Ramazanit shkakton një ngritje të shënuar të kolesterolit me densitet të lartë (HDL) dhe zvogëlon kolesterolin me densitet të vogël (LDL). R. Habbal dhe autorët nga qendra kardiologjike e Spitalit Universitar Ibn Roch në Kazablankë (Marok), në studimin e përfshirë me 72 femra dhe 27 meshkuj me hipertension (shtypja e lartë e gjakut), vërtetuan ulje sinjifikante të tensionit të gjakut gjatë muajit të Ramazanit. Kjo për arsye të natriurezës. Agjërimi nxit efektin natriuretik, që e lejon trupin të eliminojë natriumin dhe ujin e tepërt nga organizmi. Kjo lejon zgjidhjen e problemeve kronike me të ënjtura (edem), ndihmon në uljen e volumit të rritur të gjakut, bashkë me uljen e tensionit të lartë të gjakut. Shkencëtarët gjatë hulumtimit vërtetuan se gjatë agjërimit niveli i magneziumit në gjak rritet. Magneziumi ka efekt mbrojtës kardiak dhe shfrytëzohet në prevenimin dhe shërimin e sulmeve kardiake. - Është stabilizator i membranës, i cili ndikon në rrjedhën e sodiumit, potasiumit dhe kalciumit në nivelin e membranës. Për këtë ai mbron nga disritmitë e zemrës dhe trurit. - Ai në vete përmban cilësi anti-platelitale dhe mbron nga përhapja e koagulimit. - Agjërimi nëpërmes efekteve të dobishme të magneziumit parapengon formimin e ateromeve dhe tret pllakat ateromatike, të cilat janë përgjegjëse për sulme në zemër dhe në tru. Për këtë, agjë- rimi merr pjesë aktive në revitalizimin e trupit. - Magneziumi rrit aktivitetin fibrinolitik të gjakut dhe prevenon dhe fibrinolizën e koagulëve të rinj. Ramazani ofron shpirt të shëndoshë dhe trup të shëndetshëm. Gjatë agjërimit tajimi i hormoneve nëpërmes gjëndrës së hipofizës rritet, ngase ekziston hormoni anabolik për sintezën e proteinave dhe kolagjenëve, i cili prodhon baraspeshën pozitive të azotit. Ai gjithashtu stimulon eritropoezën dhe sintezën e kolagjenit. Rekalibrimi enzimatik: Gjatë agjërimit, trupi shton ndryshimet enzimatike që ndikojnë në rregullimet e shumë sistemeve si detoksifikimi nga substancat helmuese, shpenzimi i rezervave dhjamore dhe rezervimi i proteinave. Ky është edhe shkaku i përmirësimeve në gjendjen klini