Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Lëngu i kësaj perimeje të ngop për 8 orë, specialisti zbulon si ta keni më të lehtë agjërimin

admin
  • Krijuar : 05-04-22
  • / 1368 Lexime

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, myslimanët agjërojnë nga agimi deri në muzg dhe kjo do të thotë që nuk hahet asgjë për më shumë se 10 orë, në varësi të sezonit. Ndodh kur muaji i shenjtë i Ramazanit, për shkak të orëve të gjata të urisë, të bëhet edhe më i vështirë, por nëse përfshin ushqime që ndihmojnë për të kapërcyer urinë dhe etjen, atëherë ndihma është e madhe.

“Lëngu i domates është mënyra më e mirë dhe më e ushqyeshme  sepse ka shumë të mira shëndetësore. Ai përmban antioksidantë që parandalojnë sëmundje të panumërta duke përfshirë edhe kancerin. Përveç kësaj, lëngu i domates i ndihmon njerëzit të ndihen të ngopur deri në tetë orë. Pirja e lëngut të domates gjatë syfyrit është gjithmonë një zgjedhje e mirë”,- shton profesor Ozyaral.

Megjithëse lëngu i domates mund të mos jetë aq i shijshëm, mund t’i shtosh disa përbërës për t’ia ndryshuar shijen.

Prit gjashtë kokrra domate, dy gjethe selino, një qepë, gjashtë thelpinj hudhër, një piper të ëmbël dhe një djegës. Vendosi të gjitha këto në mikser dhe shto dy lugë sheqer dhe një lugë gjelle kripë. Përzieji plotësisht.

Vendose përzierjen në një tigan, shto pak ujë dhe vloje. Pasi vlon, prite pak që të ftohet dhe fute edhe një herë në blender derisa çdo pjesë e vogël të zhduket.
Të bëftë mirë!

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame