Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Francë / Rrahja e dy grave me shami në kokë nga ana e policisë shkaktoi indinjatë

admin
  • Krijuar : 18-04-22
  • / 1972 Lexime

Pamjet e policisë duke rrahur dhe goditur dy gra me shami në kokë në mes të rrugës në Asnieres të Francë, kanë shkaktuar reagim të ashpër.

Pamjet tregojnë se policia godet me grusht në kokë njërën prej grave, ndërsa gruaja që filmoi videon bërtet duke thënë: “Hej, po të filmoj, lëre të shkojë.” Ndërsa, më pas ajo thotë se polici e goditi gruan”.

Gruaja që filmoi videon doli nga automjeti i saj dhe shkoi pranë policit dhe e informoi se e ka filmuar.

Polici iu përgjigj duke thënë “Po, e kam goditur, jam i autorizuar për të bërë këtë”, ndërsa gruaja reagon duke i thënë policit se nuk ka të drejtë të godas një grua në këtë mënyrë.

Pamjet tregojnë gruan duke u përpjekur të qetësojë fëmijën e saj, i cili ndodhej në automjet, për të mos u prekur nga dhuna.

Qëndrimi i policisë tërhoqi një reagim të ashpër në mediat sociale, me komente se policia franceze është islamofobe.

Ndërkohë, në deklaratë e publikuar së bashku me imazhin thuhet se policia ka mbetur e bllokuar në trafik dhe ka ndezur sirenat për të ecur përpara.

Në deklaratë thuhej se në atë moment dy gra me shami, të cilat kanë pasur të drejtë kalimi kanë tentuar të kalojnë rrugën dhe policia duke zbritur nga makina nuk i ka lejuar dhe i kanë goditur ato.

Më 14 prill, një ekip policie që patrullonte në Asnieres ndezi sirenat për të kontrolluar një automjet në rast të kundërvajtjes në trafik, dhe pavarësisht urgjencës së situatës, dy gra u përpoqën të kalonin rrugën, duke mos respektuar dhe zemëruar policinë, tha Departamenti i Policisë së Parisit në llogarinë zyrtare në Twitter.

Situata doli jashtë kontrollit pasi turma ndërhyri, thuhet në deklaratë, duke shtuar se policia do të bëjë një ankesë kundër dy grave.

Ndërkohë, llogaritë kundër islamofobisë në Twitter kanë bërë thirrje për ndihmë për gjetjen e grave përmes mediave sociale.

Në një postim të bërë në llogarinë “IslamveInfo” thuhet se atyre që i njohin dy gratë në fjalë u kërkohet t’i kontaktojnë për t’u ofruar mbështetje nga avokatët.

Pak ditë më parë në Francë u postuan pamjet e forcave të sigurisë duke ndërhyrë dhe gjobitur disa gra me shami, të cilat zbritën nga treni, për “mbulimin e tepërt të fytyrës”.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame