Tuesday 03-12-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Agjërimi shkatërron kancerin eshte po aq efikas sa hemoterapia!

admin
  • Krijuar : 27-04-22
  • / 3457 Lexime

Një studim shkencor ka zbuluar se ciklet e shkurtra të agjërimit mund të jenë po aq efikase sa hemoterapia, dhe kombinimi i këtyre të dyjave e ka ngritur shumë mbijetesën.

Madje vetëm agjërimi në vetvete, ka pasur efekt në shumicën e kancerëve të testuar në shtazë, duke përfshirë kancerët nga qelizat njerëzore.

Studimi në “Science Translational Medicine”, pjesë e revistave shkencore, ka treguar se pesë nga tetë lloje të kancerit në minj janë ndikuar nga agjërimi si i vetëm, njësoj si hemoterapia, ka ngadalësuar rritjen dhe përhapjen e tumoreve.

Dhe, pa përjashtim, “kombinimi i cikleve të agjërimit plus hemoterapia ka qenë ose më efektiv, ose shumë më efektiv sesa hemoterapia e vetme” (pa agjërim), ka thënë autori Valter Longo, profesor i gjerondologjisë dhe shkencave biologjike në Universitetin e Kalifornisë Jugore.

Për shembull, ciklet e shumëfishta të agjërimit të kombinuara me hemoterapi kanë mjekuar 20% të minjve me kancer shumë agresiv fëmijëror i cili ka qenë i përhapur në gjithë organizmin dhe 40% të minjve me një përhapje më të limituar të të njëjtit lloj të kancerit.

Asnjë mi nuk ka mbijetuar në asnjërin rast nëse është trajtuar vetëm me hemoterapi.

Vetëm një eksperiment disa vjeçar mund të tregojë nëse njerëzit mund të përfitojnë nga i njëjti trajtim, porosit Longo.

Rezultatet nga faza e parë e eksperimenteve klinike për pacientët me kancerin e gjirit, traktit urinar dhe të vezoreve, të bëra në USC Norris Comprehensive Cancer Center dhe të udhëhequra nga onkologu Tanya Dorff dhe David Quinn, në bashkëpunim me Longo, janë paraqitur për prezantim në mbledhjen vjetore të Shoqatës Amerikane të Onkologëve për Kancer.

Faza e parë teston vetëm sigurinë e terapisë, pra nëse pacientët mund të tolerojnë agjërimet e shkurtra dy ditë përpara dhe një ditë pas kemoterapisë.

“Ne ende nuk e dimë se a është efektiv në njerëz”, thotë Longo për agjërimin si terapi kundër kancerit. “Do të duhej të ishte e palejuar, por pacienti do të duhej të jetë në gjendje të shkojë te onkologu dhe të thotë, “A bën të agjëroj me kemoterapi, ose pa të, nëse kemoterapia nuk është rekomanduar për të?”
Në një raport të një rast-studimi me të dhëna të vet-raportuara, të publikuar në revistën Aging në 2010, dhjetë pacientë me kancer të cilët kanë provuar agjërimin ciklik, kanë pasur më pak efekte anësore të kemoterapisë.

Longo thekson se agjërimi mund të mos jetë i sigurt për të gjithë. Testimet klinike nuk kanë përfshirë pacientët të cilët tashmë kanë humbur më shumë se 10 % të peshës së tyre normale, ose të cilët kanë faktorë të tjerë rreziku, siç është diabeti. Agjërimi po ashtu mund të shkaktojë rënie të shtypjes së gjakut dhe kokë-dhimbje, të cilat mund t’i bëjnë vozitjen dhe aktivitetet tjera të rrezikshme për disa pacientë.

Në minj, studimi ka gjetur se agjërimi ciklik pa kemoterapi ka mundur të ngadalësojë rritjen e kancerit të gjirit, lëkurës, gliomës dhe neuroblastomës njerëzore. Në disa raste, ciklet e agjërimit kanë qenë po aq efektive sa edhe kemoterapia.

Agjërimi po ashtu e ka zgjatur mbijetesën e minjve të cilët kanë mbartur kancerin e vezoreve njerëzore. Në rastin e melanomës (kanceri i lëkurës), qelizat e kancerit janë bërë rezistente ndaj agjërimit të vetëm pas një rundi, por një cikël i vetëm i agjërimit ka qenë efektiv sa kemoterapia në zvogëlimin e përhapjes së kancerit në organet tjera.
Për të gjitha kanceret e testuara, agjërimi i kombinuar me kemoterapi e ka përmirësuar mbijetesën, e ka ngadalësuar rritjen e tumoreve dhe/ose e ka kufizuar përhapjen e tumoreve.

Sikurse edhe çdo trajtim i mundshëm i kancerit, edhe agjërimi i ka limitet e veta. Rritja e masave të mëdha tumorale është reduktuar me agjërim të shumëfishtë dhe me cikle të kemoterapisë, por nuk është arritur zhdukja e kancerit. Longo ka spekuluar se qelizat brenda një tumori të madh mund të mbrohen në të njëjtën mënyrë sikurse variacionet e mutacioneve në një masë të madhe mund ta bëjnë atë më të adaptueshëm.

Por,

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame