Sunday 24-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Jordania reagon ndaj deklaratës së kryeministrit izraelit për Kudsin dhe Xhaminë Al-Aksa

admin
  • Krijuar : 08-05-22
  • / 1917 Lexime

Kryetari i Komisionit Palestinez të Parlamentit jordanez, Mohammed al-Zahravi tha se: "Izraeli nuk ka legjitimitet ligjor, historik dhe fetar në qytetin e shenjtë"

Në një deklaratë me shkrim të lexuar nga kryetari i Komisionit, Zahravi, ai reagoi ndaj deklaratës së kryeministrit izraelit, Naftali Bennett i cili tha se "të gjitha vendimet në lidhje me Kudsin dhe Xhaminë Al-Aksa do të merren nga Izraeli".

Duke theksuar se deklarata të tilla ushqehen nga luftërat fetare në të gjithë rajonin, Zahravi i bëri thirrje Bennett-it që të ndalojë testimin e durimit të dy miliardë muslimanëve. Zahravi i quajti deklaratat si "një goditje kundër realitetit fetar dhe historik të Kudsit dhe Mesxhid al-Aksasë".

Izraeli nuk ka legjitimitet ligjor dhe historik për Jerusalemin

Duke theksuar se Izraeli, si një forcë pushtuese shfrytëzuese, praktikon terrorizëm dhe kryen krime kundër popullit të paarmatosur palestinez, Zahravi tha se: "Izraeli nuk ka legjitimitet ligjor, historik dhe fetar në qytetin e shenjtë".

Mesxhidi al-Aksa prej 144 hektarësh u përket vetëm muslimanëve

Zahravi tha se Xhamia Al-Aksa është nën kujdesin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë dhe se vendi i tij kundërshton me vendosmëri ndarjen kohore dhe hapësinore të këtij vendi. "Xhamia Al-Aksa me një sipërfaqe prej 144 hektarësh është vetëm e drejtë e muslimanëve", tha ai.

Duke shtuar se ata i rezistojnë të gjitha presioneve direkte apo indirekte, Zahravi tha se "Kudsi do të mbetet kryeqyteti i përjetshëm i Palestinës".

Sipas një deklarate me shkrim nga Zyra e Kryeministrisë izraelite, kryeministri Bennett dje deklaroi se “të gjitha vendimet në lidhje me Kudsin dhe Xhaminë Al-Aksa do të merren nga Izraeli, i cili është sundimtari i qytetit, pavarësisht nga faktorët e jashtëm”.

Është shkelur sovraniteti i Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit

Sipas traktatit të paqes të nënshkruar ndërmjet Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Mesxhid al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë Jordaneze të Fondacioneve, Çështjeve Islame dhe Shenjtërisë. Megjithatë, që nga viti 2003, hebrenjtë kanë hyrë në faltoren e shenjtë, të shoqëruar nga policia, me vendim të njëanshëm të Izraelit, pa lejen e Administratës.

Duke i përshkruar këto hyrje si bastisje, Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit deklaron se cenohet sovraniteti i muslimanëve./aa

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame