Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Dieta në mjekësinë e Profetit Muhamed (a.s.)

admin
  • Krijuar : 19-05-22
  • / 5000 Lexime

 “Gjëja së cilës i frikësohem më shumë për umetin tim është ngrënia e tepërt, gjumi i tepërt, dembelizmi dhe mungesa e besimit të thellë.” Hadith

Kërkesa për një mjekësi ndryshe

Një herë pyeta një mikun tim amerikan i cili sapo ishte diplomuar si mjek se ku shkonte për t’u vizituar kur ishte sëmurë. Përgjigja ishte e habitshme, ai dhe disa kolegë të tij shkonin tek një mjek popullor. Kjo më kujtoi mjekun tim të familjes i cili nuk besonte tek mjekësia moderne dhe ilaçet industriale. Ai gjithmonë më thoshte: “Merre djalin në shtëpi dhe sigurohu që të ushqehet mirë”.

Preferenca për një mjek popullor mbi mjekun profesionist vinte si pasojë e pakënaqësisë së tij ndaj literaturës mjekësore që kishte mësuar gjatë viteve të studimit, siç mësova më vonë. Ai ndjehej sikur i kishin mësuar vetëm parime të cilat sipas mendimit të tij “bënin më shumë dëm se dobi”. Ai besonte se ishte trajnuar të “mjekonte simptomat duke përdorur kimikate” dhe që profesioni i tij nuk kishte të bënte fare me kujdesin ndaj personit. Ai më tha se sa herë që përfundonte turnin ndjehej sikur kishte mashtruar vetveten duke mos bërë atë që donte në të vërtetë.

Mendimi i këtij mjeku mund të duket jo normal dhe të shikohet si i prapambetur nga mjekët e tjerë, por pikëpamjet e tij ngrenë çështje interesante të rëndësishme për profesionistët dhe pacientët e interesuar.

Në vendet perëndimore ka një interes në rritje të mjekësisë alternative dhe lindore që përkon në shumë aspekte me mjekësinë islame, të quajtur ndryshe edhe El Tibb el Nebevi, mjekësia e Profetit (as.). Kjo mjekësi është e bazuar kryesisht mbi Hadithet Profetike por përfshin edhe traditat arabe, greke dhe indiane të mjekësisë që nuk janë në kundërshtim me parimet islame.

Himya, parandalimi me anë të dietës

Mjekësia moderne e praktikuar ka arritur në përfundimin se dieta luan një rol kyç për të pasur një trup të shëndetshëm dhe vëmendja e duhur kushtuar saj do të zvogëlojë mundësinë për sëmundje dhe trajtime mjekësore në të ardhmen. Rëndësia e dietës është një parim universal pothuajse në të gjitha kulturat dhe fetë botërore. Në çdo kohë dhe vend nga Evropa deri në Kinë mund të gjesh këshilla të shkruara ose jo mbi dietën. Profeti i Islamit, Muhamedi, paqja qoftë mbi të, vendosi themelet e një diete të shëndetshme të cilat çuan në zhvillime të mëdha në mjekësinë arabe dhe islame. Ai porosit: “Stomaku është depozita e organizmit dhe venat marrin ushqim nga ai. Nëse ai është i shëndetshëm, venat i dërgojnë organizmit ushqim të pastër, nëse ai është i sëmurë, venat i dërgojnë organizmit helme.”
Termi himya përdoret për të shprehur dietën dhe parandalimin me anë të saj. Harithi, “Doktori i Arabëve”, ka thënë: “Himya është burimi i çdo shërimi dhe stomaku është shtëpia e çdo sëmundjeje.” Për të bërë më të qartë se çfarë të kuptojmë me Himya do të kujtojmë ngjarjen kur Profeti dhe kushëriri i tij Aliu ishin të ftuar për të ngrënë në shtëpinë e Ummu el Mandari. Muhamedi, paqja qoftë mbi Të, filloi të hante dhe ndaloi duke i thënë Aliut: “Ti sapo e ke marrë veten nga një sëmundje.” Ai i dha atij pak elb dhe chard dhe i tha: “Kjo është më e mirë për ty.”

Himya ka tre funksione: 1) përdoret si kurë; 2) përdoret për të mbajtur shëndet të mirë; 3) përdoret së bashku me kura të tjera mjekësore për të ndihmuar shërimin

Dieta dhe ekuilibri

Kurat dietetike jepen në përputhje me llojin e disekuilibrit ushqimor. Disa ushqime janë konsideruar si “të njoma” dhe disa të tjerë si “të thata”. Ata janë e kundërta e njëri tjetrit. Shembulli më i bukur dhe më i thjeshtë gjendet në këshillën e Profetit Muhamed: “Temperatura e lartë vjen nga zjarri, shuajeni atë me ujë.” Një shembull tjetër është fërkimi i lëkurës së thatë me vaj ulliri. Dikush mund të thotë se këto ide janë logjikë e zakonshme dhe jo parime të vërteta mjekësore. Sidoqoftë, duke nisur nga këto shembuj “të thjeshtë” u vunë bazat e mjekësisë Islame e cila u zhvillua më tej në mjekësinë moderne. Al-tibb el-Nabawi pati ndikim të madh mbi kirurgë dhe mjekë të tillë si Ibn Sina dhe al-Hazen. Duket se me përparimin e shpejtë të shkencës, u harruan këto baza të thjeshta të mjekësisë. Ndërsa sot gjendemi përsëri përballë me idenë “e vjetër” të një diete të ekuilibruar.
Dieta

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame