Më 15-16 Prill 2025, në Abu Dhabi u mbajt konferenca ndërkombëtare “Shtetësia, Identiteti dhe Vlerat e Përbashkëta të Bashkëjetesës”, e organizuar nga Universiteti “Mohammed Bin Zayed”. Ngjarja mblodhi akademikë dhe liderë fetarë nga e gjithë bota për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë e bashkëjetesës në shoqëritë moderne.
I ftuar zyrtarisht, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori pjesë si moderator i një prej sesioneve dhe mbajti një referim ku theksoi se shtetësia është vetëdije dhe përgjegjësi, ndërsa pluralizmi nuk është kërcënim për unitetin, por pasuri për shoqërinë.
Gjatë qëndrimit, ai zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve akademike, fetare dhe shtetërore për të diskutuar bashkëpunime në fusha të ndryshme./bota-islame.com

Tags :
Bota Islame
Islam
Feja Islame
Kuran
Hadith
Qabja
Islami Tradicional
Histori Islame
Profeti Muhammed