Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Milingona, mbret i pastërtisë

admin
  • Krijuar : 26-05-22
  • / 1887 Lexime

Befasishëm shkencëtarët kanë zbuluar se milingonat e pastrojnë veten dhe rrethin në një mënyrë të çuditshme, sa që nuk mund të gjejmë asnjë koloni të milingonave që mund të goditet nga sëm’undjet.

Kjo sjellje për bashkëpunim, pastërti, dashuri të mirësisë dhe kujdes për interesin e përgjithshëm është sjellje e ngjashme me sjelljen njerëzore, por milingonat këtë e bëjnë mbi bazë vullnetare dhe pa udhëzim apo kërkesë nga askush.
Është e çuditshme në këtë proces se milingonat i heqin kërpudhat e dëmshme nga pjesa tjetër e milingonave edhe para shfaqjes së simptomave të sëmundjes, kështu ato ia tejkalojnë njeriut në marrjen e masave para përhapjes së sëm’ndjes. Kësisoji, milingonat konsiderohen mbretër të pastërtisë. Kjo, për arsye se një numër shumë i madh i milingonave jetojnë në një hapësirë të ngushtë, dhe çdo sëmundje mund të përhapet me lehtësi, por kjo nuk ndodh në botën e milingonave për shkak të pastërtisë së tepërt me të cilën karakterizohen këto krijesa.

A mund të mësojmë ne nga milingonat?
Milingonat e kanë trurin më të madh në botën e insekteve në proporcion me madhësinë e trupit të tyre, por truri nuk është i mjaftueshëm për t’i bërë të gjitha këto procese komplekse, veçanërisht që shkencëtarët kanë zbuluar se milingonat e përdorin një internet të posaçëm ose një rrjet të informacionit i cili është edhe më superior se sa Google, për shembull! Prandaj, këto krijesa duhet të klasifikohen si të ngjashme me njeriun dhe jo më pak.
Thotë Allahu i Plotfuqishëm në Kuran: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të ndara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve). Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca. Më në fund te Zoti i tyre do të tubohen.” (el-En’am, 38)

Abdul-Hamid El-Kahil

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame