Nisma mjedisore e bërë ligj, me sanksione përkatëse
Nga sot 1 Qershor 2022, në Shqipëri do të ndalohen qeset plastike njëpërdorimshe në vendin tonë, si një përpjekje për të mbrojtur mjedisin.
Ligji për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe u miratua në Parlamentin shqiptar më 17 mars, ndërsa hyn në fuqi pikërisht këtë 1 qershor.
Ndaj prej sot, parashikohet gjobitja e çdo biznesi që tregton me qese plastike nën 35 mikron me një vlerë nga 1 milion deri ne 1.5 milion lekë të rinj. Këto masa janë në radhë të parë për prodhuesit importuesit e mëdhenj, por ligji nuk përjashton as tregtarët më të vegjël, supermarketet, marketet, dyqanet, apo çdo subjekt që pas dy muajsh do të tregtojë mallra me këto ambalazhe.