Të enjten më 09.06.2022, Kryetarin i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në selinë e Rijasetit të BFI e RMV e priti Ambasadorin e posa emëruar të Ambasadës së Kosovës në Shkup Z. Florian Qehaja me bashkëpunëtorin e tij Z. Prindon Sadriu. Fillimisht, Reisul Ulemaja i uroi detyrën e re duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim reciprok në sfera të ndryshme dhe e njoftoi me BFI dhe organizimin e jetës fetare duke shprehur gatishmërinë për një afërsi vëllazërore dhe bashkëpunim të mirëfilltë.
Në pritje, Reisul Ulemanë e shoqëruan Mr. Mustafa Dauti dhe Dr. Abdulkerim Iseini. Duke ju falënderuar për vizitën, pasuan edhe urimet dhe dëshirat për suksese në angazhimin e ri. Zoti i bekoftë.