Sunday 24-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Izraeli synon ta kthejë Xhaminë Al-Aksa në sinagogë

admin
  • Krijuar : 10-06-22
  • / 3375 Lexime

Kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh ka akuzuar Izraelin se po synon ta kthejë kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar në një sinagogë hebreje.

Ai tha se palestinezët kërkojnë të ruajnë status quo-në në Kuds që mbizotëronte që nga sundimi osman i Palestinës.

Kryeministri palestinez falënderoi “të gjithë ata që ndihmuan palestinezët”, veçanërisht Jordaninë për “përgjegjësinë e tyre kolektive” kundrejt Kudsit.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë këtë zonë “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ai aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, hap që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar. 

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame