Dy të vrarë në protesta në Indi për fjalët poshtëruese ndaj profetit Muhamed
admin
Krijuar : 12-06-22
/
4805
Lexime
Dy protestues u qëlluan për vdekje nga policia mes protestave të dhunshme që shpërthyen në disa shtete të Indisë të premten mbi komentet nënçmuese ndaj Profetit Muhamed a.s. të bëra nga zëdhënësja e BJP, Nupur Sharma në një debat televiziv.
Sipas Prashant Kumar, një zyrtar i lartë i policisë në Uttar Pradesh, gjithsej 109 persona janë arrestuar nga rrethe të ndryshme në Uttar Pradesh nga policia për përfshirjen e tyre të dyshuar në protestat që shpërthyen të premten. Ndërkohë, oficeri i lartë i policisë Anis Gupta raportoi se protestuesit në kryeqytetin e Jharkhand, Rachi, hodhën gurë ndaj policisë dhe plagosën disa oficerë.
Në qytete të tjera, protestat mbetën paqësore, me grupe të vogla në rajonin me shumicë myslimane të Kashmirit që u mblodhën vetëm në dhjetëra vende ndërsa brohoritnin me zë të lartë slogane kundër zyrtarëve të pezulluar të BJP.
Një zyrtar i policisë tha se lidhjet e internetit duhej të ndërpriteshin në rajonin e trazuar, të pretenduar gjithashtu nga Pakistani fqinj, për të parandaluar dhunën. Në Ahmedabad, qyteti qendror në shtetin e lindjes së kryeministrit Modi, Gujarat, protestuesit, përfshirë fëmijë, ishin rreshtuar duke mbajtur postera të Nupur Sharma dhe Naveen Jindal dhe duke bërë thirrje për arrestimin e Sharma. Një protestues i quajtur Mohammad Jabir kërkoi nga policia që ta arrestojë Sharma sa më shpejt që të jetë e mundur, duke qenë se deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë masë e prerë kundër saj.
Policia e Nju Delhit tha të enjten se kishte paraqitur një ankesë kundër Sharma dhe të tjerëve në mediat sociale me akuzën e nxitjes së njerëzve në vija përçarëse.