Kurban Bajrami po afron, përgatitjet kanë filluar.
Ashtu si çdo vit tjetër, edhe këtë herë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, do të organizojë therjen e kurbaneve dhe shpërndarjen e mishit të tyre familjeve më në nevojë në mbarë vendin tonë.
Kushdo që dëshiron të presë kurban, mjafton të bëjë pagesën pranë Komunitetit Mysliman (Zyra e Finacës) ose në numrat e llogarive në linkun përbri: https://www.kmsh.al/dhuro-kurban/ dhe stafi ynë do të kujdeset për realizimin e këtij obligimi.
Është fakt i pamohueshëm se Allahu nuk ka nevojë për asgjë dhe për askënd, por ne kemi nevojë për mëshirën e Tij.
Në Kuranin Famëlartë thuhet: “Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i kurbaneve.
Ajo që arrin tek Zoti, është bindja dhe devotshmëria juaj ndaj Tij” (Haxh 37).