Sunday 24-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Xhamia e re në fshatin piktoresk të Shkupit

admin
  • Krijuar : 05-09-22
  • / 3830 Lexime

HUDHJA E GURRTHEMELIT TË XHAMISË SË RE – MATKÊ

 

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai të hënën më 05.09.2022. hodhi gurrthemelin e Xhamisë së Re të fshatit piktoresk të Shkupit - Matkë, që graviton në Komunën e Sarajit.

 

 

Në shoqërinë e Myftiut të Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, si nikoqir dhe organizator i kësaj ceremonie së bashku me operativën e kësaj myftinie dhe shumë figurave eminente nga myftinia e Shkupit dhe Drejtorë të sektorëve të ndryshëm të Rijasetit të BFI, Ministrit të Shëndetësisë z. Bekim Saliu dhe Sekretarit të Komunës së Sarajit, z. Sefi Shabani, Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i uroi banorët e Matkës dhe u dëshiroi përfundim sa më të shpejtë të punimeve duke u premtuar se BFI do të qëndrojë pranë në ndërtimin e këtij bejtullahu, deri në hapjen përfundimtare të Xhamisë. Ai poashtu shtoi se: Vetëm njerëzit që kanë iman të palëkundur në Allahun Fuqiplotë, ndërtojnë xhami, e të njëjtët do të shpërblehen me pallate në botën e përtejme nga Allahu Fuqiplotë”.

 

 

 

Gurrthemeli i Xhamisë së Matkës vihet mbi themelet e xhamisë së vjetër e cila nuk ekziston më dhe së shpejti pritet që banorët e këtij fshati të Shkupit të kenë xhaminë e re, ku do të mund ti kryejnë obligimet e tyre fetare.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame