Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Kryetari i KMSH, H. Bujar Spahiu, ishte i pranishëm në ceremoninë e çeljes në Medresenë e Tiranës.

admin
  • Krijuar : 12-09-22
  • / 3377 Lexime

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, ishte i pranishëm në ceremoninë e çeljes në Medresenë e Tiranës, ku përpos tij në këtë ceremoni ishin të pranishëm Drejtori i Medresesë, z. Ndriçim Gjimi, stafi pedagogjik i këtij institucioni arsimor, familjarë dhe nxënësit e ciklit fillor dhe atij të mesëm.

Ndërsa Kryetari Spahiu, pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit, parashtroi rëndësinë e medresesë si një institucion i veçantë arsimor, duke qenë se i formon brezat e rinj jo vetëm me dije shkencore por i pajis ata edhe me besimin në Krijuesin e Gjithësisë.

“Medreseja është një vend i çmuar, i mirëpret fëmijët, i stimulon ata, i shoqëron në proceset e rritjes personale, kulturore dhe profesionale, e mbi të gjitha i pajis me dije e moralin më të bukur.” – tha z. Spahiu

Më tej ai uroi të gjitha palët e përfshira në procesin e edukimit për më shumë suksese dhe arritje në këtë rrugëtim.

“Gjej rastin të falënderoj familjet, nënat dhe baballarët që kanë bërë kaq shumë sakrifica për të shkolluar fëmijët e tyre. Gjithashtu ju uroj suksese të gjithë nxënësve të medreseve të Shqipërisë në veçanti por dhe atyre të shkollave të tjera publike e jo publike. Zoti ju dhëntë lehtësi e sukses në kërkimin e dijes!” – u shpreh ai.

Pas përfundimit të ceremonisë së çeljes së këtij viti të ri shkollor, nxënësit e medresesë vijuan me shpërndarjen nëpër klasat përkatëse ku edhe filluan ditën e parë të shkollës për këtë vit.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame