Delegacioni kryesohej nga Zëvendës Kryetari i Asamblesë Konsultative të
Kryetari Spahiu e cilësoi këtë vizitë si një etapë të re në marrëdhëniet midis dy vendeve, jo vetëm në aspektin e shkëmbimeve parlamentare, në kuadër të së silës delegacioni vizitoi Shqipërinë, por edhe në ngritjen e forcimin e bashkëpunimit edhe me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.
“Unë shpreh kënaqësinë për këtë vizitë dhe gjithashtu ne si KMSh jemi të nderuar për të shkëmbyer eksperiencat tona dhe të shtrojmë urat e bashkëpunimit midis vendit tuaj, institucioneve tuaja fetare dhe institucionit tonë”, - u shpreh z. Spahiu në fjalën e tij.
Kryesuesi i delegacionit dhe anëtarët që e shoqëronin vlerësuan rolin e rëndësishëm që luan Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në përçimin e mesazhit fetar te besimtarët, dhe veçuan lart harmoninë e dialogun ndër fetar në vendin tonë.
Ata shprehën interesin e tyre mbi potencialet që ofron KMSh në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit mes Indonezisë dhe Shqipërisë.
Në fund palët shkëmbyen dhuratat simbolike të rastit.