Si sot, para 1410 vitesh ka lindur Profeti i Islamit, Pejgamberi ynë, Muhamedi a.s.
Jemi mbledhur këtu që, si qindra myslimanë në tërë botën, ta kujtojmë atë. Këtë e bëjmë nga dashuria, jo nga adhurimi për të, sepse ne myslimanët vetëm Zotin adhurojmë.
Është rasti që të kujtojmë disa ngjarje nga jeta e tij e frytshme, e me këtë, para së gjithash, siç thotë Kur’ani, kemi shembullin më të mirë dhe shëmbëlltyrën për jetën tonë personale. Pejgamberi ynë u lind në një familje fisnike, por të varfër, në familjen Hashimi, e cila i përkiste fisit Kurejsh. Të paktë janë ata myslimanë që s’kanë dëgjuar tregime të prekshme për vdekjen e hershme të nënë Amines, gruan e fisme e të mirë, për jetën e Muhamedit a.s. të ri si jetim, për dashurinë e gjyshit, Abdul-Mutalibit e më pas të xhaxhait Ebu Talibit, nën mbrojtjen e të cilit ai u rrit. Disa hollësi dhe tregime nga këto vepra për jetën e Muhamedit a.s., kur i dëgjonim si fëmijë, na ndillnin lotët në sy dhe për shumë prej nesh, këto tregime kanë mbetur si kujtimet më mbresëlënëse të fëmijërisë sonë.
Mbi këtë bazë nga fëmijëria jonë u shtuan më vonë histori të tjera dhe këto kanë bërë që secili prej nesh me fantazinë e vet të formojë fizionominë e Profetit të Zotit sikur e sheh dhe e mendon. E shohim në pozicione të ndryshme: si gazmor dhe fatlum burrin e h. Hadixhes, eremit të kredhur në mendime në malin Hira, tregtarin e dëgjuar (e njohur) që udhëheq karvanët deri në Sirinë e largët, luftëtarin e guximshëm në luftën e Uhudit, diplomatin specialist (e shkathët) në marrëveshjen e Hudejbijes, njeriun e zakonshëm që vajton mbi varrin e mikut të vdekur dhe mbi të gjitha këto, besimtarin e fortë dhe vizionarin që dërgon mesazhe në të katër anët e botës së atëhershme, sepse beson në mënyrë të patundur për rëndësinë e misionit të vet në botë.
Të gjitha këto cilësi, aftësi e forca të cilat zakonisht përjashtojnë njëra-tjetrën, janë sintetizuar te një personalitet, personaliteti i Profetit të Zotit, Muhamedit a.s.
Në qoftë se Islami është harmonia e forcave kundërshtare, të atyre nga trupi dhe të atyre nga shpirti, atëherë Muhamedi a.s. është personifikimi i kësaj shkence që solli ai dhe ia shpalli botës. Kur Kur’ani deklaron se Muhamedi a.s. është vetëm njeri dhe vë në dukje këtë anë njerëzore të karakterit të tij, ai nuk e ul Profetin, por lartëson njeriun. Sepse, sipas Kur’anit, ai nuk është as hyjni, as engjëll, por në të vërtetë është njeriu në formën më të përsosur nga krijesat e Zotit. Muhamedi a.s. ka qenë njeriu më i madh që ka ekzistuar ndonjëherë.
Muhamedi a.s. ka qenë i bukur, por jo bukurosh. Ka qenë i mirë, por jo tatëlosh (baballëk, naiv). Ka qenë trim, por jo i ashpër. Ka qenë i zgjuar, por jo filozof. Ka qenë misionar, por jo ëndërrimtar. Ka qenë këmbëngulës, por jo kokëfortë. Ka qenë i mençur, por jo dinak. Të tëra këto sintetizoheshin në personin e tij në masën e duhur, dhe, në këtë njerëzillëk suprem, ndodhej sekreti i forcës së Muhamedit a.s. me të cilën bëri për vete mjedisin (rrethinat, vendin).
Një shkrimtar perëndimor duke polemizuar me gjithfarë shpifësish të librave kundër Muhamedit a.s. – dhe libra të tillë kishte shumë – shkruan: “Diçka nga kreshniku i vërtetë kishte ky njeri, madje këta arabë të egër duke luftuar e duke bërë presion ndaj tij për 23 vjet dhe vazhdimisht duke e ngacmuar, nuk do ta respektonin kështu… Asnjë lloj mbreti dhe pushteti nuk është respektuar kështu si ky njeri që ishte veshur me një mantel të cilin e arnonte vetë dhe kjo për 23 vjet rresht përballë një prove të ashpër e brutale”.
Asgjë nga ajo që i ka ndodhur Muhamedit a.s. gjatë shpalljes së jashtëzakonshme nuk ishte e mbinatyrshme as mbinjerëzore, dhe s’duhet të ishte e tillë. Sepse ai erdhi për njerëzit, të tillë siç janë këtu në tokë. Ai, ashtu si ne, e përjetonte frikën, dhimbjen, dashurinë.
Drama në Uhud, kur ushtria myslimane thuajse u shkatërrua dhe Profeti i Zotit u plagos, na tregon se Zoti nuk i ndryshon ligjet e Tij dhe këto zakone vlejnë njëlloj për myslimanët, që ata të luftojnë e të punojnë me mençuri në qoftë se duan të fitojnë.
Allahu asgjë nuk ka përgatitur posaçërisht për ta, që të fitonin pa punë e pa luftë. Kjo nuk është vetëm porosia dhe konkluzioni i Uhudit, kjo është porosia e tërë Islamit dhe e jetës së Profetit të Zotit. Jeta e Muhamedit a.s. ka qenë më se njerëzore dhe njerëzore në kuptimin më të m