Wednesday 18-12-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Profeti ynë dallonte nga të tjerët...

admin
  • Krijuar : 16-12-24
  • / 52 Lexime

Çfarë thellësie mund të ketë mëshira e Profetit tonë të Dashur Paqja qoftë mbi Të, që megjithëse të parët e vetë janë arratisur e i kanë lënë aty, vendos që t’i varrosë edhe ata të vdekur që ishin nga ana e kurejshëve. Madje do të merrte edhe vetë pjesë në të gjithë këtë. Ishte Ai që e dha urdhrin të varroseshin ata njëzet e katër vetë, që kishin vdekur prej kurejshëve.

Ndërsa përpiqej të fuste në tokë Utbe bin Rebian, shikonte me keqardhje të birin e tij, Ebu Hudhejfen, dhe zemra i copëtohej, teksa shihte furtunën që rrihte përbrenda tij. Ebu Hudhejfe ishte i pikëlluar, i kishte ikur fare ngjyra e fytyrës. Me sa dukej, ishte mërzitur shumë pse babai i tij ishte larguar nga kjo botë pa u njohur me bukurinë e besimit. Një ta parë kështu, iu afrua dhe filloi t’ia përkëdhelte flokët me dhembshuri.

- Më duket se je mërzitur shumë, ngaqë babai yt nuk besoi sa ishte gjallë, - i tha Ai.

- Jo... – u përgjigj Ebu Hudhejfe, - nuk më mërzit aspak pse vdiq, e e kam këtu të shtrirë pa jetë, përpara syve; ajo që më mërzit më shumë është se babai im kishte një shpirt të butë, ishte i mençur dhe i virtytshëm, e nuk ishte për të ikur kështu. Të qenët e tij i tillë më jepte shpresë se një ditë mund të ndryshonte, madje çdo natë çohesha me këto shpresa, e po me këto shpresa gdhihesha. Tani që shoh këtë pamje, më pikon në zemër, – e sakaq ra përgjunjë.

Ishte vërtetë shumë e dhimbshme, dhe për ta qetësuar atë Resulullahu (s.a.s.) hapi duart dhe filloi t’i lutej Allahut, për ta shpërndarë sadopak mërzinë mbytëse që kishte kapluar zemrën e Ebu Hudhejfes.

Madje, edhe armikun e betuar, që nuk kaloi çast pa vjellë vrer ndaj Tij, Ebu Xhehlin, e varrosi me duart e veta. 

Tanimë çdo gjë ishte më e qartë, dhe megjithëse ishin të paktë në numër, myslimanët kishin arritur një fitore legjitime në betejën e Bedrit. Në fakt, sërish kishte vështirësi, pasi e gjithë kjo fitore mund të çonte që ta humbnin fillin e të binin më lehtë në gabime. Sepse, njerëzit mund ta lidhnin fitoren me njerëzit, e në mënyrën më të keqe, me vetveten. Andaj erdhi dhe Xhebraili (a.s.), që të mos i linte të binin në gabim. 

- Në fakt, ata nuk i vratë ju, por i vrau Allahu; edhe ato që mbanit në duar e i hidhnit, nuk ishit ju, por Allahu, që i hidhte. I bëri të gjitha këto për t’ju sprovuar ju! Sepse Ai është Semi’, Dëgjues i gjithçkaje, prandaj është në dijeni të të gjithave. Është Alim, që me na mbështjell të gjithëve me diturinë e Tij!

Marre nga Zell.al

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame