Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

REISUL ULEMAJA TAKON DY MIQTË E BFI-së

admin
  • Krijuar : 11-10-22
  • / 2156 Lexime

REISUL ULEMAJA TAKON DY MIQTË E BFI NGA TURQIA H. ALI BULLUT DHE Z. QEMAL SERVI

Gjatë qëndrimit të tyre në vendin tonë me rastin e "Javës së mevludit", Reisul Ulemaja shfrytëzoi rastin që ta respektojë dëshirën e tyre për një takim miqësor, ku kaluan çaste të rëndësishme duke biseduar për shumë çështje në dobi të kultivimit të vlerave fetare e kulturore si dhe zhvillimi i procesit të arsimit në RMV dhe në R. e Turqisë.

Hoxhë Ali Bulluti është një udhëheqës i madh që drejton Kolegjin "Pinar", i njohur për nga numri i madh i nxënësve dhe nxënëseve dhe është shembull për këtë sferë.

Z. Qemal Servi, është një afaristë i mirënjohur në Turqi dhe në shumë vende tjera të Botës.

Që të dy janë donatorë të mëdhenj në shumë vendet të botës islame.

Me këtë rast të takimit, Reisul Ulemaja u shprehu falënderimet e BFI për kontributin e madh në ndërtimin e ndërtesës së re të Medresesë në Gostivar - paralelja e vajzave.

Mbeten të pa harruara momentet për bashkëpunimin në kohën dhe situatën e duhur. Zoti i bekoftë.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame