Tuesday 03-12-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Shpikësi i mikroprocesorit: Ja pse nuk krijojmë dot asgjë që t’i afrohet inteligjencës origjinale të qenies njerëzore

admin
  • Krijuar : 17-10-22
  • / 1675 Lexime

"Unë, njeriu i kompjuterit ju them: ndërgjegja është krejt tjetër gjë"

Le ta nisim këtë intervistë nga fillimet tuaja, nga bota e kompjuterave. Kur shkuat në Amerikë?

Ishte viti 1968. Në atë kohë punoja për kompaninë “SGS Fairchild”, që merrej me prodhimin e qarqeve të integruara bipolare. Atje shpika një proces të ri për të prodhura qarqe me një hyrje prej silikoni.

Pse ishte kaq e rëndësishme kjo shpikje?

Sepse brenda 15 vitesh ajo zëvendësoi teknologjinë bipolare, e cila dominonte në qarqet e integruara, duke bërë të mundur krijimin e qarqeve të integruara më komplekse, 5 herë më të shpejtë dhe me një fluks qarkullimi 100-1000 herë më të mirë.

Pastaj?

Më pas kalova tek “Intel”, ku falë teknologjisë së “Silicon Gate”, shpika mikroprocesorin. Këto 2 shpikje e ndryshuan historinë e gjysmëpërçuesve. Dhe me kompaninë “Zilog”, të cilin e themelova në vitin 1974, krijova një mikroprocesor tjetër, Z80, që ishte shumë i suksesshëm dhe vazhdon të prodhohet ende sot.

A jeni shumë i pasur?

Po. Le të themi se para se të mbushja 40-vjeç, kisha mjaftueshëm para për të mos punuar më.

Dhe në vend të kësaj…

Themelova kompaninë tjetër “Synaptics”. Doja që të krijoja qarqe të integruara për kompjutera që mund të mësonin vetë. Pra po flas për sistemet e inteligjencës artificiale. Kam punuar gjatë mbi këtë fushë edhe pse në ato kohë ky sektor nënvlerësohej. Nisa të prodhoja teknologji që funksiononin vetëm me prekje por edhe ekrane me prekje.

A mund të thuhet se keni marrë një kënaqësi të madhe nga bota e makinerive?

Po, por kishte një problem. Edhe pse kisha arritur gjithçka që bota pretendon se mjafton për të qenë i lumtur, unë nuk isha. Pasi tani që kisha bërë gjithçka, ndihesha si përhumbur. Prandaj fillova të studioj ndërgjegjen.

Nga cili këndvështrim?

Në atë kohë isha materialist, ndaj thashë me vete: Nëse truri është një objekt, si kompjuteri, edhe ky i fundit duhet të ketë ndërgjegje. Dhe po përpiqesha të kuptoja se si. Pastaj vura re se tekstet e neuroshkencës e përshkruanin vetëdijen si përvoja që kemi kur shohim një peizazh, nuhasim një parfum apo dëgjojmë muzikë, pra si fryt i sinjaleve elektrike dhe biokimike. Dukej sikur këto sinjale përkonin me përvojën tonë të ndërgjegjshme.

Në çfarë përfundimi arritët?

Që fjala ndërgjegje ishte e padëshiruar, dhe se ajo për të cilin flisnin ata ishte një mashtrim. Njëlloj si sot me Inteligjencën Artificiale: ata na flasin për gjërat që bëjnë kompjuterat, sikur këta i bëjnë ato vetë dhe jo të programuar nga ne. Për më tepër, kompjuterat e bëjnë këtë si makineri. Ato kanë brenda vetëm sinjale. Është një formë indoktrinimi, ku vetëdija identifikohet me një fenomen material, i cili lind nga një mekanizëm, nga faktorë biologjikë, kur në fakt nuk është kështu.

Si e bëtë këtë zbulim?

Siç e kam shpjeguar në librin tim të parë “Silicio”, unë pata një përvojë

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame