Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Historia e xhamise se Hadumit , Gjakovë

admin
  • Krijuar : 19-10-22
  • / 4288 Lexime

Xhamia e Hadum Ages u ndertuar nga Sulejman Efendi Hadum Aga.(1) Sipas te dhenave Sulejman Aga  blen nje siperfaqe toke nga Jak Vula (2) i cili pasi u bind vendosi kusht qe vendit ti vendoset emri i tij. Sulejman Hadum Aga pranon duke e quajtur Jakov nga ku rrjedh emri i qytetit Jakova me pas Gjakovë.(3) Ndertimi i xhamise filloj ne vitin 1592 dhe perfundoj ne vitin 1595 (1001 hixhri). Ne vitin 1582 Gjakova ishte fshat ku thuhet se kishte rreth 68 familje nga te cilet 13 te besimit mysliman. Me ndertimin e xhamise u shenua hedhja e themeleve te qytetit te ardhshem te Gjakoves. I gjithe objekti i xhamise se Hadumit eshte e bukur, kjo fal arkitektures dhe zbukurimeve te shumta murale (Pikturat e murit dhe peizazhet e stilizuara u shfrytezuan per te dekoruar brendesin me motive arkitetkturore (qe perfaqesojne kullat vendore), drunje selvie, peizazhe natyrore, arnamente florale dhe figura gjeometrike dhe pjese me mbishkrime nga Kur’ani). Bukuri te veçate ka dhe Minarja e cila ka nje sherefe (ballkon).

Nder vendet me te vjetra ne qytetin e Gjakoves perveç kompleksit te Xhamise se Hadumit eshte lagjia me e vjeter e quajtur Mahalla e HadumitÇarshia e madhe (Çarshia e vjeter). Kjo çarshi u zhvillua shume duke arritur numer te madhe zejateresh dhe artizanesh te cilet u ben esnaf te njohur ne zone dhe me gjere.
Nga vizita qe beri ne vitin 1663 Evlija Çelebi ne Gjakove shkruan: “Gjakova 2000 shtepi, disa Mejtepe, dy xhami kryesore, hane te mbuluara me plumb, hamamin e bukur si dhe 300 dyqane.” Me vendim nr.116 te dates; 09.10.2015 Xhamia e Hadumit eshte perfshire ne listen e “Trashegimise Kulturore te Mbrojtur.


1. Te dhenat thone se Sulejman Efendi Hadum Aga ishte imam (hoxhe). Nga deshira e madhe beri qe ai te ndertonte me donacionet e tija personale xhamin e Hadumit dhe jo vetem.
2. Thuhet se Jak Vula ka qene tregtar i njohur dhe nder banoret e pare te Gjakoves.
3. Gjakova eshte banuar qe ne kohen antike. Eshte vendbanim Ilir. Ne fillimet e saj Gjakove ishte fshat por me ndertimin e xhamise vendi mori zhvillim duke hedh keshtu themelet e qytetit te ardhshem te Gjakoves. Ne vitin 1838 Gjakove kishte nje numer banoresh qe shkonte deri ne 20.000 mije.
4. Mimberi eshte i ndertuar nga druri i bungut dhe i geshtenjes, kjo per shkak te jetegjatesis se madhe qe ka si drure.5. Sot ndodhet Bashkesia Islame e Gjakoves 6. Hani i Haraçise eshte nje nder objekt e vjetra te Gjakoves. Ai eshte i permendur per vjetersin e tij. Hani eshte perdor si bujtin. Qe ne krye te heres ne te mund te pushojne 100 my

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame