Tuesday 03-12-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Nargjilet janë më të dëmshme për shëndetin sesa çdo formë tjetër e duhanpirjes

admin
  • Krijuar : 20-10-22
  • / 3571 Lexime

Përderisa popullariteti i nargjileve është rritur viteve të fundit, hulumtuesit thonë se ato mund të jenë më të rrezikshme sesa çdo formë tjetër e pirjes së duhanit.

Tymi i nargjileve gjithashtu ka shumë kimikale toksike dhe të dëmshme, siç është nikotina dhe që mund të shpijë në varësi të duhanit.

Përveç nikotinës, tymi përmban edhe përbërës karbonil dhe benzen, që njihen si kancerogjen.

Nargjilet prodhojnë edhe sasi të mëdha të monoksidit të karbonit, kryesisht nga djegia e qymyrit për ta nxehur duhanin ose përbërjen bimore.

Studimi, i cili është publikuar në revistën “Aerosol Science and Technology” gjithashtu iu është referuar edhe plot rasteve me intoksikim të monoksidit të karbonit. /Telegrafi/

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame