Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Mrekullia shkencore nga Kurani – Formimi i naftës

admin
  • Krijuar : 11-11-22
  • / 4617 Lexime

“Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin! I Cili krijoi dhe përsosi, dhe i cili përcaktoi e orientoi, dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës; E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë.” (Kur’an, 87:1-5)

Nafta që formohet ndonjëherë rrjedh përmes poreve në shtresat gurore nga mijëra kilometra nën, dhe ngritet në sipërfaqe, ku avullohet (kthehet në gaz), duke lënë prapa një masë bitumeni.
Të tri elementet e identifikuara në katër ajetet e para të Sures A’la paralelizojnë formimin e naftës.

Është shumë e mundshme që fjala “almaraa”, që ka kuptimin e kullotës apo livadhit, i referohet substancave me bazë organike në formimin e naftës. Fjala e dytë që theksohet në ajet është “ahwa, e përdorur për të përshkruar të gjelbrën në të zezë, të zezën në të gjelbër, ngjyrat e errëta apo të nxira. Kjo fjalë mund të mendohet si përshkrim i lëndës së mbeturinave bimore të akumuluara nëntokë që gradualisht bëhen të zeza, sepse këto fjalë mbështeten nga fjala e tretë, “ghuthaan”. Fjala “ghuthaan”e përkthyer si kashtë, gjithashtu mund të thotë bimë nga vërshimi, bimë të sjellura së bashku nga lënda e mbeturinave të mbledhura dhe shpërndara përreth luginave, hedhurina, gjethe ose shkumë. Përveç domethënies e “të vjell jashtë” të nënkuptuar në fjalë, gjithashtu mund të përkthehet edhe si “të vërshoj jashtë lëndën e vjellur”, dhe përshkruan mënyrën se si toka “vjell” naftën jashtë. Në fakt, duke marrë parasysh formimin e naftës, mënyra se si del, pamja e saj shkumuese dhe ngjyra, mund të shohim më mirë se me çfarë mençurie janë përdorur fjalët në ajetet e mësipërme.


Siç është diskutuar, bima në ajet që kthehet në një lëng të errët dhe ngjitës, mbart një ngjashmëri të fortë në formimin e naftës. Përshkrimi i formimit të tillë gjatë shumë viteve, në një kohë kur formimi i naftës ishte i panjohur, është pa dyshim edhe një tjetër dëshmi se Kur’ani është shpallje e Allahut./Qur’an and Science/

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame