Sunday 24-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

REISUL ULEMA NËNSHKRUAN MARRËVESHJEN E HAXHIT ME MINISTRINË E HAXHIT

admin
  • Krijuar : 20-02-23
  • / 2458 Lexime

REISUL ULEMA NËNSHKRUAJTI MARRËVESHJEN E HAXHIT ME MINISTRINË E HAXHIT NË AMBASADËN E ARABISË SAUDITE NË TIRANË.

 

Të hënën, më 20.02.2023, Kryetari i BFI e RMV, Reisul Ulema H. Shaqir ef. Fetai u prit nga Ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë, z. Fejsal bin Gazi Hifdhi me të cilin nënshkroi marrëveshtjen në mes të Ministrisë së Haxhit të nënshkruar nga Ministri i Haxhit Dr. Teufik Er Rebiah dhe Bashkësisë Fetare Islame.

 

 

 

Marrëveshja - Mahdari përcakton kuotën prej 2000 haxhinjëve. Në të perfshihen të gjitha rregullat dhe kushtet e organizmit të Haxhit 2023 - 1444 H.

 

Reisul Ulemanë në këtë udhëtim zyrtar e shoqëronin H. Abedin ef. Imeri, Mufti i Kumanovës, Mr. Salim ef. Sulejmani, Mufti i Strugës dhe H. Ismet ef. Ademi drejtor për mardhënie me Botën Arabe.

 

Reisul Ulema i BFI e RMV falënderoi Ambasadorin e Arabisë Saudite për pritjen vëllazërore dhe biseduan gjerësisht për shumë çështje dhe angazhime rreth bashkëpunimit në përgjithësi.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame