Kryetari i KMSH-së pret në takim delagacionin nga Bashkësia Islame e Austrisë
admin
Krijuar : 24-02-23
/
4796
Lexime
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu priti në një vizitë zyrtare një delegacion nga Bashkësia Fetare Islame e Austrisë, delegacion ky i kryesuar nga Presidenti i Bashkësisë në fjalë, Mag. Umit Vural, Kryetari i Komunitetit Shqiptar të Bashkësisë Islame të Austrisë, z. Vahidin Behluli, si dhe dy përfaqësues të tjerë.
Ndërsa, z. Vural, nga ana e tij, e falenderoi Kryetarin Spahiu për mikpritjen dhe ndau me të një tablo të shkurtër përshkruese mbi institucionin që ai përfaqëson dhe veprimtarinë e tyre.
Gjatë kësaj vizite, ndërmjet palëve u nënshkrua edhe një memorandum bashkëpunimi, objekt i të cilit është forcimi dhe thellimi i marrëdhënieve ndër-institucionale në fusha me interest të përbashkët, për një afat 5-vjeçar.
Në fund të kësaj vizite, të dyja palët shkëmbyen disa dhurata simbolike.
Kryetari Spahiu u shoqërua në takim nga Nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica dhe nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli.