Fikret Limani imam i xhamisë së Bardhë në fshatin Bushtran, kryetar i Mexhlisit të Bashkësisë Islame në Preshevë, ish Myfti i Luginës së Preshevës dhe profesor në Medresen e Luginës së Preshevës ka ndërruar jetë në një aksident trafiku.
Në një postim në profilin e Bashkësisë Islame të Kosovës jepet lajmi për vdekjen e të ndjerit.
Postimi i plotë :
"Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi"
Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se mbrëmë, në një aksident trafiku, ka ndërruar jetë imami i fshatit Bushtran, Fikret ef. Limani.
Biografi e shkurtër
Fikret ef. Limani shkollimin fillor e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas mësimet në Medresenë "Alauddin" në Prishtinë. Më pastaj vazhdoi shkollimin e lartë në Fakultetin e Teologjisë Islame në Damask të Sirisë. Ai për disa vite punoi si imam në xhaminë e fshatit Bushtran, si dhe mësimdhënës në paralelen e Medresesë "Isa Beu" në Preshevë.
Lusim Zotin e Madhëruar që rahmetliun ta ketë mëshiruar dhe ta gradojë me Xhenet! /botaislame.com