Një pjesë e madhe e besimtarëve myslimanë nga e gjithë bota janë duke kryer haxhin në qytetin e shënjtë të Mekës.
Sikurse dhe e dimë, Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit ku nga të gjithë besimtarët kërkohet që të kryejnë të paktën një herë në jetë ritualin e vizitës në vendet e shenjta nëse kushtet fizike dhe finaniciare plotësohen.
Më poshtë janë fotot e disa besimtarëve që po kryejnë këtë adhurim!
Ja disa nga pamjet:
Pamje e përgjithshme e malit Al-Noor, ku muslimanët besojnë se Profeti Muhamed mori fjalët e para të Kuranit përmes Xhebrailit në shpellën Hira, përpara pelegrinazhit vjetor të haxhit në qytetin e shenjtë të Mekës, Arabia Saudite.

Pelegrinët myslimanë luten në malin Al-Noor, ku muslimanët besojnë se Profeti Muhamed mori fjalët e para të Kuranit nëpërmjet Xhebrailit në shpellën Hira

Një grua muslimane ushqen pëllumbat në Xhaminë e Madhe, përpara pelegrinazhit vjetor të haxhit, në Mekë,

Pelegrinët mblidhen në Xhaminë e Madhe, përpara pelegrinazhit vjetor të haxhit, në Mekë, Arabi Saudite,

Një pelegrin mysliman pushon në malin Al-Noor, ku muslimanët besojnë se Profeti Muhamed mori fjalët e para të Kuranit

Pelegrinët myslimanë vizitojnë malin Al-Noor, ku muslimanët besojnë se Profeti Muhamed mori fjalët e para të Kuranit
