Monday 15-07-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Erdoğan sfidon botën: Pavarësisht kufizimeve, Turqia lançon Turksat 6A me SpaceX!

admin
  • Krijuar : 09-07-24
  • / 87 Lexime

Presidenti i Turqise, Recep Tayyip Erdoğan tha se pavarësisht pengesave dhe kufizimeve, vendi i tij po zgjeron praninë në hapësirë, duke iu referuar satelitit të sapolançuar të Turksat 6A, raporton Anadolu.

 

 

Turksat 6A u nis të hënën në orën 19:30 sipas kohës lokale nga Stacioni i Forcave Hapësinore "Cape Canaveral" në shtetin amerikan të Floridës nga raketa Falcon 9 e SpaceX.

Erdoğan tha se Turqia dërgoi satelitin e saj Turksat 5B me të njëjtën raketë dy vjet e gjysmë më parë, duke shtuar: "Ne jemi të kënaqur që forcojmë bashkëpunimin tonë me Elon Muskun dhe SpaceX në fusha të ndryshme".

Ai tha se Turqia ka përfunduar më shumë se 81 për qind të punës lidhur me nën-sistemet dhe softuerët për Turksat 6A me burime vendase, gjë që është e rëndësishme për të ardhmen e vendit në fushën e hapësirës.

Presidenti turk rikujtoi se si pjesë e programit të saj kombëtar hapësinor, Turqia së fundmi realizoi udhëtimin e saj të parë hapësinor me njerëz.

Erdoğan theksoi se me Turksat 6A, Turqia arriti një fazë të re në prodhimin e satelitëve, duke shtuar se Turksat 6A do të rrisë kapacitetin e mbulimit satelitor të Turqisë, përfshirë vende si India, Tajlanda, Malajzia dhe Indonezia.

Me Turksat 6A, eksportet e shërbimeve të Turksat do të rriten dhe Turqia do t'u bashkohet vendeve të tjera me aftësinë për të prodhuar satelitët e tyre të komunikimit.

Erdoğan tha se është domethënëse që Turqia është në gjendje të prodhojë satelitë të komunikimit kritik pa varësi nga jashtë./aa

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame