Shëndeti dhe Ushqyerja e Profetit Muhamed (a.s.)
- Krijuar : 24-07-24
- / 284 Lexime
Pejgamberi, (a.s.), i cili u ngarkua nga Allahu me përgjegjësinë e predikimit të “edukimit të Kuranit” ndaj robërve, gjatë gjithë jetës së Tij, ashtu si në çdo çështje tjetër, u bë shembull dhe udhëzues edhe në çështjen e shëndetit dhe ushqyerjes së ekuilibruar. Hadithet fisnike dhe tradita e lartë e Pejgamberit, (a.s.), i cili jetoi përafërsisht më shumë se 1400 vjet më parë, sot ndriçojnë edhe botën e mjekësisë.
Shëndeti është një nga mirësitë më të shtrenjta që Allahu Teala i ka dhënë njeriut. Pejgamberi,
(a.s.), ka thënë:
“Pasuria është e mirë. Nëse fitohet me devotshmëri, nuk të dëmton. Nëse shëndeti shoqërohet me devotshmëri, është më e vlefshme se pasuria. Të jesh i shëndetshëm është një nga mirësitë e xhenetit.”
Pejgamberi (s.a.s.) dhe ushqyerja e shëndetshme
Nga burimet mësojmë se Pejgamberi, (a.s.), hante dy herë në ditë. Njërin nga këta vakte nuk mund ta përcaktojmë qartë, por mund të themi se korrespondonte mes mëngjesit dhe drekës. Ky vakt i cili ngjante me ushqimin e mëngjesit, përmbante patjetër ushqime të lehta në të cilin shumica ishin hurma. Vakti tjetër ishte në formën e ushqimit të mbrëmjes dhe përmbante më shumë ushqime të ngopshme.
Shohim se Pejgamberi, (a.s.), i jepte rëndësi ushqimit të mbrëmjes dhe e këshillonte atë. Në lidhje me këtë çështje ka thënë:
“Mos e lini vaktin (ushqimin) e mbrëmjes, qoftë ai edhe me një grusht hurma, sepse neglizhimi i vaktit të darkës e plak njeriun dhe e lodh organizmin.” (Tirmidhi; Ibn-i Maxhe)
Pejgamberi, (a.s.), ashtu siç nuk kishte ndonjë dëshirë të tepërt ndaj ndonjë ushqimi, nuk kishte as gjendje “nefsi”. Ngaqë mendonte gjithmonë për sahabët dhe nuk e kthente duarbosh asnjë lypës, patjetër e ndante çdo gjë që kishte në shtëpi. Pejgamberi, (a.s.), nuk hante pa qenë i uritur dhe kur ulej të hante, ngrihej pa u ngopur mirë.
Këtë zakon kaq të rëndësishëm ia këshillonte shpeshherë edhe umetit. Ngrënia shpejt e shpejt e gjërave të padobishme e cila interpretohet në ditët e sotme, nuk ekzistonte në fjalorin e asaj kohe dhe sahabët e nderuar të cilët e zbatonin pa lëkundje synetin, nuk sëmureshin lehtë.
Nëna jonë, Aishe (r.a.) transmeton se Pejgamberi, (a.s.), deri në fund të jetës hante dy vakte njëri pas tjetrit me bukë elbi. Ibn-i Abbas, radijallahu anhuma, tregon se Pejgamberi (s.a.s.), kishte disa net që flinte pa ngrënë asgjë; në sofrën e Tij dhe të familjes nuk ndodhej asgjë përveç bukës së elbit.
Pejgamberi, (a.s.), duke tërhequr vëmendjen e dëmit të ushqyerjes së pamjaftueshme në kohën që jetonte, ka thënë:
“O Zot, të kërkoj mbrojtje nga uria. Sa gjendje e keqe është ajo e cila e lë njeriun pasiv!” (Ibn-i S’ad, Nesai, Ibn-i Maxhe)
Ndërkohë që në njërën anë preken ndikimet negative të urisë mbi njeriun, në anën tjetër tërhiqet vëmendja e dëmeve të të ushqyerit të pa ekuilibruar e cila bëhet shkak për sëmundjen më të rëndësishme të shekullit “Obez” (mbipesha):
“Njeriu nuk ka mbushur një enë më të keqe se stomaku. Në të vërtetë njeriu nuk duhet të hajë më shumë se disa kafshata aq sa të drejtojë belin. Nëse duhet të hajë më shumë, ta mbushë një të tretën e stomakut me ushqim, një të tretën me pije dhe një të tretën ta lërë për ajër!” (Musned, IV, 132; Hakim, el-Mustedrek, IV, 331-332.)
Të gjitha këto këshilla janë bërë receta që shkruajnë ekspertët e sotëm për shëndetin tupor dhe mendor. Tashmë është bërë një fakt i qartë se sëmundjet në trup janë burim i ngopjes në kohë dhe masë të panevojshme si dhe nga prishja e rregullit të organizmit. Për këtë arsye është përhapur në masë dëshira për dieta të ekuilibrimit dhe masës së mjaftueshme të ushqimit.
Pejgamberi, (a.s.), e kaloi jetën duke e ditur se shëndeti është amanet dhe ushqimet që Ai (s.a.s.) hante, binin në sy. Le ta shohim në disa tregime se sa të rëndësishme nga ana e shëndetit ishin ushqimet që zgjidhte për të ngrënë.
Ai pëlqente shumë kraharorin e deles e cila është quajtur si “mbreti i ushqimeve”, pjesët e krahëve, ndërsa te keci pëlqente pjesën e shpatullës. Nëse duhet të flasim me gjuhën mjekësore me këto zgjedhje ka mënjanuar vajrat shtazor dhe ka zgjedhur pjesët e mishit që treten më lehtë.
Kështu ka mundësuar mbrojtjen e forcimit të damarëve. Madje transmetohet se ka ngrënë edhe lloje të tjera të mishit të bardhe (si p.sh. mishi i pulës) që kanë kolesterol të ulët.
Dihet se Pejgamberi, (a.s.), hante buke thekre. Kjo lloj ushqyerje ndikon kundrejt forcimit të damarëve dhe është fakt i ditur se parandalon kancerin e zorrëve. Është transmetuar se Aishe (r.a.), në lidhje me këtë çështje ka thënë:
“Betohem në Allahun i Cili ka dërguar Muhamedin, (a.s.), si Pejgamber me fenë e vërtetë dhe me Libër se, që kur Allahu Teala e dërgoi Atë si Pejgamber dhe derisa ia mori jetën, Ai nuk ka parë shoshë dhe nuk ka ngrënë bukë prej mielli të shoshitur me shoshë!”
Kur u pyet: “Atëherë si e hanit elbin?”
U përgjigj: “Duke ia fryrë krundet.”
Allahu Teala, duke urdhëruar “Zbukurojeni sofrën me gjelbërim”, i ka lavdëruar ushqimet bimore, sepse minerali i sodiumit i cili gjendet te perimet sado pak qoftë, është një burim shërimi në balancimin e tensionit të lartë.
Është treguar se Pejgamberi, (a.s.), ka thënë:
“Tre gjëra nuk refuzohen; qumështi, jastëku dhe vaji.
Imam Kastalani ka bërë të qartë se ky vaj është vaj që del nga toka. Këtu Pejgamberi, (a.s.) ka pasur për qëllim vajrat bimorë. Siç dihet vajrat bimorë luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin e forcimit të damarit. Në lidhje me këtë çështje
përsëri transmetohet se Pejgamberi, (a.s.), ka thënë:
“Mjekohuni me vaj ulliri. Ai vjen nga fryti i një peme të bekuar, pra pema e ullirit...”
Pejgamberi, (a.s.), ashtu si edhe perimeve shumë rëndësi u ka dhënë edhe frutave. Veçanërisht më të njohurat janë hurma, rrushi, fiku, pjepri, shalqiri. Këto fruta, përveç se janë shumë të pasura me kalium, këshillohen edhe në mjekimin e
tensionit të lartë.
Umejje Ibn-i Zejd njofton se Pejgamberi, (a.s.), nga frutat pëlqente rrushin dhe pjeprin. Ndër ushqimet e preferuara të Pejgamberit (s.a.s.) ishte edhe mjalti dhe sherbeti i mjaltit.
Të gjithë e dinë se mjalti është burim shërimi dhe se ka dobi të panumërta për shëndetin. Në lidhje me këtë në “Mjekësinë profetike” është bërë e ditur se mjalti ka shumë dobi të mëdha edhe në sëmundje të rënda. Në të njëjtën mënyrë është thënë “Përfitoni nga dy gjëra që japin shërim: mjalti dhe Kurani.” (Ibn-i Maxhe, Tip 7.) njëra nga këto shëron trupin, ndërsa tjetra shëron shpirtin,
zemrën dhe gjuhën.
Përsëri është thënë:
“ Kush ha mjaltë tre mëngjese në çdo muaj, atë nuk e prekin shume sëmundje.” (Ibn-i Maxhe, Tib 8.)
Veçanërisht për zgjerimin dhe qetësimin e kraharorit është këshilluar fruti i ftoit. Talha, radijallahu anh, tregon:
“Shkova te Pejgamberi, (a.s.). Në dorë mbante një ftua. Më tha:
“Talha! Merre dhe haje këtë, sepse kjo e qetëson zemrën.”
Duke u nisur nga fakti se klimat e ndryshme e sëmurin më lehtë trupin dhe se trupi nuk e ka të lehtë të mësohet me ambient të ri, Pejgamberi, (a.s.), ka dhënë edhe këshilla mbrojtëse. Për këtë arsye ka për dikë që shkonte në një vend tjetër ka bërë të ditur se është e shëndetshme të hajë së pari pak qepë të gjallë, sepse qepa, duke shtuar fuqinë e përballjes me mikrobet, e bën trupin më të rezistueshëm. Por përveç kësaj ka thënë:
“Qepën dhe hudhrën hajini të gatuara.”
Kështu era e tyre nuk i shqetëson të tjerët. Sigurisht se ka shërim dhe begati në çdo gjë që ka ngrënë pirë i Dërguari i Allahut, (a.s.), të cilin Allahu Teala e bëri thesar të urtësisë e frymëzimit. Allahu na bëftë prej atyre robërve të cilët mundohen të ndjekin gjurmën e Tij (s.a.s.) në çdo çështje! Amin.
"Për të vazhduar punën tonë dhe për të sjellë më shumë përmbajtje të vlefshme për ju, ju lutemi të merrni në konsideratë dhurimin e një shume të vogël. Çdo kontribut është i çmuar për ne dhe do të shkojë në përhapjen e përmbajtjes sonë dhe promovimin e vlerave të shumta dhe të bukura të Islamit në të gjithë botën, jo vetëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni."
DHUROShare News
-
Të fundit
-
Më të lexuarat