Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, po realizon një vizitë zyrtare në Kairo, ku, me ftesë të veçantë nga Myftiu i Egjiptit, Sheuki Ibrahim Al-lam, po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare të tetë mbi temën: "Fetvaja dhe Konstrukti Moral në një Botë të Përshpejtuar".
Kjo ngjarje është organizuar nga Myftinia e Egjiptit, nën mbikëqyrjen e Presidentit të Republikës, Abdul-Fetah el-Sisi. Konferenca ka mbledhur udhëheqës të institucioneve fetare, studiues dhe akademikë nga më shumë se njëqind vende të ndryshme.
Gjatë dy ditëve të punimeve, fokusi i diskutimeve është mbi problematikat aktuale dhe të rëndësishme që lidhen me fetvanë dhe ndikimin e saj në ndërtimin e moralit në shoqëri./bota-islame.com

