Ish-presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris si një "turp".
"Mendoj se ceremonia e hapjes ishte një turp," deklaroi Trump në një intervistë me Fox News.
Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024 ka shkaktuar reagime të shumta për interpretimin e pikturës së Leonardo da Vinçit "Darka e Fundit" me një performancë "drag queen", të cilën shumë njerëz e shohin si mungesë respekti ndaj besimeve fetare.
Trump theksoi se nëse ai do të kishte ndikim në organizimin e Lojërave Olimpike Los Angeles 2028, ai do të siguronte që të mos kishte një përshkrim të tillë të "Darkës së Fundit".
Ndërkohë, Konferenca e Peshkopëve Francezë deklaroi se ceremonia "përfshinte skena që talleshin me krishterimin"./bota-islame.com