Më 01.08.2024, Reisul Ulema i BFI e RMV, h.hfz. Shaqir Fetai, u vizitua nga teologu i njohur Mr. Ensar Sinani, i shoqëruar nga aktivisti H. Nuriman Musliu. Gjatë vizitës, u diskutuan çështje të Islamit dhe kulturës në Evropë. Mr. Sinani është një teolog dhe studiues islam në Hamburg, me arsimim nga Universiteti i Ez'herit dhe është afër përfundimit të doktoraturës. Ai ligjëron dhe shërben si imam në xhaminë e Seveetallit dhe është hulumtues në Universitetin e Hamburgut. Njëherësh, ai punon për ndërtimin e një xhamie të re dhe moderne në Hamburg. H. Nuriman Musliu është një aktivist i njohur për çështje fetare dhe kombëtare./bota-islame.com
Tags :
Bota Islame
Islam
Feja Islame
Kuran
Hadith
Qabja
Islami Tradicional
Histori Islame
Profeti Muhammed