Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Izrael: Ameba Trungrënëse shkakton infeksion masiv në mbi 100 persona

admin
  • Krijuar : 07-08-24
  • / 187 Lexime

Një gjallesë që ha trurin e quajtur Ameba ka goditur Izraelin, duke prekur më shumë se 100 persona. Mundësia e mbijetesës së personave të infektuar me llojin e amebës që hyn nëpërmjet hundës dhe kalon në tru është jashtëzakonisht e ulët dhe vdekjeprurëse.

Simptomat e sëmundjes u panë në dy persona të cilët kishin notuar në një park ujor në Izrael.

Një 26-vjeçar u diagnostikua me një amoebë trungrënëse ka ndërruar jetë, ndërsa një fëmijë 10-vjeçar është në gjendje kritike.

Ministria e shëndetësisë së Izraelit ka kërkuar mbylljen e parkut ujor në fjalë, dhe ka kërkuar që personat të cilët kanë vizituar parkun dy javët e fundit dhe kanë symptom të kontaktojnë urgjencën.

Por çfarë ështe kjo gjallesë që “ha trurin”?

Amebat janë organizma njëqelizore, të zbuluara në vitin 1965.Zakonisht jetojnë në ujëra të ëmbla të ngrohta ose në ujra të ndotura, dhe gjenden në mbarë botën.

Çfarë ndodh kur Ameba hyn në organizmin tonë?

Ameba hyn zakonisht nëpëermjet hundës dhe infeksioni merret nga zhytja ose nga sported ujore në të cilat uji futet në hundë.Ajo shkakton një infeksion dhe inflamacion të rrallë shpesh vdekjeprurës qe shkatërron indet e trurit duke i “ngrënë”.

Për personat e prekur nga Ameba nuk ka as kurë të aprovuar dhe as vaksinë.Në Izrael janë rregjistruar tre vdekje, ndërsa në botë janë diagnostikuar rreth 400 raste, me vetëm disa të mbijetuar.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame