Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Macron, Scholz dhe Starmer kërkojnë ndihmë urgjente për civilët në Gaza

admin
  • Krijuar : 12-08-24
  • / 181 Lexime

Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri britanik Keir Starmer theksuan se është urgjente dhe e domosdoshme dërgimi i ndihmave për civilët në Gaza pa pengesa.

Në deklaratën e përbashkët, Macron, Scholz dhe Starmer shprehën mbështetjen e tyre për përpjekjet e ndërmjetësuara nga SHBA, Egjipti dhe Katari për të nisur bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit mbi shkëmbimin e pengjeve dhe vendosjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës.

Deklarata thekson se nuk ka kohë për vonesa në fillimin e negociatave dhe se po bëhen përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve dhe për të gjetur një rrugë drejt stabilitetit. Konfliktet duhet të përfundojnë menjëherë dhe të burgosurit duhet të lirohen.

Deklarata gjithashtu shpreh shqetësimin për tensionet e rritura në rajon dhe nënvizon nevojën për uljen e tyre dhe sigurimin e stabilitetit rajonal. Liderët bënë thirrje veçanërisht Iranit dhe aleatëve të tij të shmangin veprimet që mund të përshkallëzojnë tensionet dhe të rrezikojnë mundësinë për armëpushim dhe lirimin e pengjeve. Ata paralajmëruan se çdo veprim që rrezikon paqen dhe stabilitetin do të ketë pasoja.

Në një deklaratë të përbashkët më 8 gusht, SHBA-ja, Egjipti dhe Katari bënë thirrje për rifillimin e negociatave mes Izraelit dhe Hamasit në Kajro ose Doha më 15 gusht, me qëllim arritjen e një armëpushimi dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza./bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame