Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Biblioteka e parë publike në Perandorinë Osmane e themeluar nga kryeministri shqiptar Kypryly Mehmed Pasha

admin
  • Krijuar : 18-08-24
  • / 354 Lexime

Biblioteka e parë publike në Perandorinë Osmane e themeluar nga kryeministri shqiptar Kypryly Mehmed Pasha

Një nga qindra veprat publike që mbajnë vulën e dinastisë shqiptare të Kyprylynjve është dhe biblioteka e parë publike në Perandorinë Osmanë, ndoshta dhe në të gjith Lindjen e Mesme e ndërtuar me kontributin personal nga veziri i madh Kypryly Mehmed Pasha. 

E konceptuar si një kompleks funksional, përveç bibliotekës, Mehmed Pasha planifikoi që pranë saj të ndërtonte një medrese, një hamam dhe një tyrbe. Por për shkak se ai nuk arriti ta përfundonte, sepse vdiq në vitin 1661 ajo u realizua sipas testamentit (vakfijes) që la i biri Fazëll Ahmet Pasha në vitin 1678.

Përveç librave të Mehmed Pashës dhe të birit, Kypryly Fazëll Ahmet Pashës i cili ashtu si i ati njihej si merakli i tyre, biblioteka u pasurua ndër vite edhe nga pasardhës të tjerë të kësaj dinastie.

Kjo bibliotekë përveç literaturës së pasur në gjuhën arabe, perse dhe osmane kishte në organikën e saj edhe një personel prej katër vetash.  

Ajo funksionoi si kompleks arsimor dhe kulturor për gati tre shekuj me radhë dhe vijon ende si bibliotekë. Për studiues të ndryshëm, biblioteka ka qenë objekt studimi në aspektin arkitekturor, historik, arsimor dhe bibliografik. 

Kjo bibliotekë publike e themeluar me kontribut personal nga shqiptarët në shek.XVII do të bëhet model që edhe nënpunës apo individë të tjerë më pas të themelonin biblioteka të ngjashme.

Ajo që të çudit sot është fakti, pse nuk ka një pasanik/biznesmen shqiptar, i cili ashtu si Kyprylynjtë në shek.XVII të japë një kontribut publik për ndërtimin e një biblioteke? / nga Prof. Hasan Bello

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame